• |
ide | kryesore

Falsifikonin letërnjoftime dhe pasaporta, gjykata cakton masën e sigurisë për dy të arrestuarit në Lezhë

Arkiva, Lajme, Të fundit



Gjykata e Lezhës ka dhënë masën e sigurisë “Arrest me Burg” për Ruzhdi Hoxhën dhe “Detyrim Paraqitje” për Lavdrim Sylën.

Seanca është zhvilluar me dyer të mbyllura. Mësohet se Lavdrim Syla ka qenë pasagjer në mjetin ku u gjetën letërnjoftimet e falsifikuara dhe ka deklaruar se nuk ka qenë në dijeni të tyre.

 Ruxhdi Hoxha dhe Lavdrim Syla që të dy banues në Kukës u prangosen në hyrje të qytetit të Rrëshenit  dhe gjatë kontrollit të ushtruar në makinen tip “Ford Mustang” me drejtues shtetasin Ruzhdi Hoxha u gjeten dhe u sekuestruan 23 karta identiteti, 19 pasaporta dhe 23 leje drejtimi të shteteve të ndryshme, të dyshuara të falsifikuara të cilat ju përkisnin shtetasve të huaj.

Ato dyshohet të jenë prodhuar në Kosovë dhe kishin si destinacion Tiranën, ndërsa vijon puna për dokumentimin e plotë të këtij aktiviteti kriminal dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *