• |
ide | kryesore

Nisin hetimet/ Plagoset në këmbë polici në Fier, në spital tha se ishte aksidentale

Arkiva, Lajme, Të fundit



Policia e Fierit raportoi se këtë të premte rreth orës 21:20, në spitalin e Fierit, ka shkuar i plagosur me armë zjarri në këmbë në rrethana ende të paqarta, punonjësi i policisë K. L., 39 vjeç, banues në Fier, (punonjës i Komisariatit të Policisë Peqin), i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Punonjësi i policisë paraprakisht ka deklaruar se është vetëplagosur aksidentalisht. Gjithsesi grupi hetimor në bashkëpunim me SHÇBA dhe Prokurorinë po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *