• |
ide | kryesore

Policia e Korçës zbardh ngjarjen: Pas konfliktit me dy persona, një 19-vjeçar qëlloi në ajër

-Instant, Lajme, Të fundit


Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në qytetin e Korçës, mëngjesin e kësaj të premte. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 17. Policia ka njoftuar se shtetasi E. S., 19 vjeç, dyshohet se pas një konflikti të çastit me dy persona të tjerë, ka qëlluar me armë zjarri në ajër dhe më pas është larguar me shpejtësi.

Policia ka nisur hetimet dhe po shihen pamjet filmike, si dhe po grumbullohet prova që do t’i shërbejnë hetimit, për kapjen e autorit të dyshuar si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *