• |
ide | kryesore

Emma Roberts bëhet nënë për herë të parë

-Instant, Paparazzi, Slider



Emma Roberts është bërë nënë për herë të parë. aktorja e famshme ka sjellë në jetë një djalë. Sipas disa raportimeve në mediat e huaja ajo dhe partneri i saj, Garret Hedlund, janë bërë prindër në datë 27 dhjetor.
TMZ thotë se djali i tyre ka ardhur në jetë i shëndetshëm dhe dyshja e kanë pagëzuar me emrin Rhodes. Mediat e huaja mësuan në muajin qershor se Emma ishte në pritje të ëmbël dhe më pas e konfirmoi vetë ajo.

29-vjeçarja ndau në Instagram foto me barkun e rrumbullakosur, duke zbuluar gjithashtu gjininë e bebushit që pritet të sjellë në jetë. Emma dhe partneri i saj do të bëhen me djalë, ndërsa aktorja shkroi krahas postimit: “Unë dhe dy djemtë e mi të preferuar!”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *