• |
ide | kryesore

Liam Payne i del publikosht në mbrojtje Harry Styles

-Instant, Paparazzi, Slider



Këngëtari britanik Harry Styles u bë mashkulli i parë që u shfaq vetëm në coverin e Vogue në historinë 127-vjeçare të revistës. Teksa shfaqej duke veshur fustane e funde, ai foli për thyerjen e barrierave gjinore në veshjen e tij dhe evoluimin e stilit gjatë viteve. Mirëpo veshjet e tij ngjallën një lumë reagimesh kundër këngëtarit. Shumë nuk ishin dakord që ai ishte shfaqur në kopertinë me fund e fustane, sepse nuk është një veshje e përshtatshme për burra.
Edhe autorja amerikane Candace Owens, e kritikoi hapur këngëtarin, teksa shkruante në një status në Twitter se shoqëria nuk mund të mbijetojë pa burra të fortë.

“Nuk ka asnjë shoqëri që mund të mbijetojë pa burra të fortë. Lindja e di këtë. Në Perëndim, feminizimi i qëndrueshëm i burrave tanë në të njëjtën kohë që Marksizmi u mësohet fëmijëve tanë nuk është një rastësi. Është një sulm i drejtpërdrejtë. Ktheni burrat!”, shkroi ajo në Twitter.

Ndërsa artisti 26-vjeçar vendosi t’ju përgjigje të gjithëve me pak fjalë. Ai publikoi një fotografi ku shihej i veshur me një kostum të Palomo Spain dhe duke ngrënë një banane, teksa shkroi: “Duke kthyer burrat “burra”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *