• |
ide | kryesore

Chrissy Teigen heq dorë nga alkoli

-Instant, Paparazzi, Slider



Chrissy Teigen po ndan me ndjekësit disa mesazhe pozitive. Të martën, 29 dhjetor, Chrissy, e cila aktualisht është me pushime me familjen e saj në St. Barts, ndau një video në Instagram duke kërcyer me rrobabanjo, ku dukej shumë e lumtur. Mes shumë komenteve, dikush shkruante “Unë kam nevojë për çfarëdo lloj droge që përdor !!” së cilës ish-modelja iu përgjigj, “4 javë esëll” së bashku me emoji të zemrës dhe emoji të duarve të lutjes.

Ky koment ka marrë mbështetjen e shumë fansave të tjerë që nuk kanë ngurruar të ndajnë eksperiencën e tyre me alkool-in në sektorin e komenteve.

Nëna e dy fëmijëve ka folur disa herë në lidhje me luftën e saj me alkoolin në të kaluarën. Gjatë një interviste në vitin 2017 me Cosmopolitan, Chrissy tregoi se në atë kohë ishte, “bosh, thjesht duke pirë shumë”.

Chrissy, e cila humbi fëmijën e saj të tretë me burrin e saj John Legend në tetor, rikujtoi periudhën e vështirë, duke shpjeguar, “Askush nuk u kujdes për mua. Ata vetëm supozuan se ishte në rregull, sepse unë gjithmonë ndihesha mirë të nesërmen në mëngjes. Por, unë e dija brenda vetes se kjo nuk ishte e drejtë “.

Chrissy Teigen, Instagram



1 Comment

  1. Hajde hajde Lapsi. Po kjo kush vip është? Mos i merrni me lajmet gati nga sitet e huaja, sepse flasin dhe për “vipa” që në Shqipëri jo vetëm nuk e din kush është po as nuk duan tja dijn përball krizës që po i pret si thikë dit për ditë. Më respekt për lexuesin ju lutem!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *