• |
ide | kryesore

Motra me bashkëshortin kishin shkuar për të festuar së bashku Vitin e Ri, mësohet si ndodhi krimi në Tiranë

-Instant, Lajme, Të fundit
laçit koplik



Një krim tjetër ka përgjakur ndërrimin e viteve në Tiranë, ku një 34-vjeçar ka qëlluar me thikë në qafë duke i shkaktuar vdekjen kunatit të tij 42 vjeç. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “5 maji” në kryeqytet në orën 3:45 të mëngjesit. Autori Klajdi Shundi është arrestuar tashmë nga policia. Mësohet se Shundi e kishte burrin e motrës viktimën Vladimir Zvezhda. 42-vjeçari Zvezhda me gruan kishin shkuar për Vit të Ri në shtëpinë e autorit. Pasi janë zënë brenda apartamentit kanë dalë të dy jashtë në hyrje të pallatit dhe aty 42-vjeçari është qëlluar për vdekje me thikë në qafë.

Policia ka arrestuar autorin, i cili ka qenë në gjendje të dehur kur ka ndodhur krimi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *