• |
ide | kryesore

Vritet me një goditje në kokë politikani italian

-Instant, Lajme, Planet



Një ngjarje e rëndë ka tronditur veriun e Italisë, veçanërisht zonën e Bergamos.  Kjo zonë u zgjua sot nga një krim ende misterioz, që godet drejtpërdrejt politikën lokale. Franco Colleoni, 68 vjeç, u gjet i vrarë përballë shtëpisë së tij dhe jo larg restorantit që kishte në pronësi, që quhet “Il Carroccio”, emër që kujton atë me të cilin njihet nga opinioni publik italian “Lega” e drejtuar nga Matteo Salvini.

Colleoni ishte figurë aktive e politikës në atë zonë, ku tradicionalisht dominon pikërisht partia e djathtë që përfaqësonte. Ndër vite, Colleoni kishte mbajtur rolin e sekretarit provincial të Legës, si dhe poste të rëndësishme në administratën lokale. Sipas forcave të policisë, vrasësit e kanë goditur në mënyrë brutale në kokë, saqë viktima ka ndërruar jetë menjëherë.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *