• |
ide | kryesore

Fillon mësimi online në universitete ndërsa shkollat hapen më 11 janar

-Instant, Lajme, Të fundit



Ditën e sotme rifillon mësimi  për studentët, online, ashtu siç nisi ky vit akademik. Ndërsa sezoni i festave nuk mbaron për nxënësit e 9-vjeçave dhe gjimnazit. Në kushtet e pandemisë pushimet dimërore për sistemin parauniversitar do të jenë deri në 11 janar, ndryshim i reflektuar në urdhrin e miratimit të strukturës së këtij viti shkollor.Për 12 ditë, nga data 24 dhjetor deri në 4 janar për parandalimin e grumbullimeve gjatë festave të fundvitit u shtuan masat e reja anti-covid duke kufizuar lëvizjen nga ora 20:30 deri në 06:00.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *