• |
ide | kryesore

Kokainë në lavatriçe/ Pas arrestimit të bujshëm lirohet gruaja pasi vërtetohet që nuk ishte lëndë narkotike

-Instant, Lajme, Të fundit



Gjykata e Lezhës ka liruar nga paraburgimi 50-vjeçaren Vera Preka, të cilës me 19-nëntor të vitit 2020ë ju gjeten dhe sekuestruan 1.2 kg lëndë narkotike që sipas policisë ishte kokainë, e fshehur në lavatriçe.

Shuarja e mases së sigurisë “Arrest në burg” të dhënë nga Gjykata e Apelit Shkodër për 50-vjeçaren erdhi me kërkese të prokurorisë së Lezhës, pasi nga akti i ekspertimit dhe ekzaminimeve që janë kryer ka rezultuar se materiali i gjetur në dhomen ku jetonte Vera Preka nuk ishte lëndë narkotike kokaine, por lidokaine e cila nuk gjendet në tabelen e lëndëve narkotike dhe psikotropike të ndaluara me ligj.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *