• |
ide | kryesore

LAJM I FUNDIT/ Garda Kombëtare merr kontrollin e Kongresit Amerikan

Arkiva, Lajme, Të fundit



Pas orësh të tëra kaosi kanë qenë forcat e Gardës Kombëtare që kanë marrë nën kontroll godinën e Kongresit Amerikan.

Protestuesit janë nxjerrë jashtë godinës dhe tashmë ajo konsiderohet e sigurt. Gjithsesi janë të shumtë ata që vazhdojnë të qëndrojnë në rrugë.

Të paktën 20 persona janë arrestuar. Deri tani raportohet se një grua ka humbur jetën nga përdorimi i armëve të zjarrit dhe 6 të tjerë janë plagosur.

Uashingtoni ka shpallur shtetrrethimin për shkak të dhunës. Mësohet se senatorët do të rinisin shumë shpejt seancën për certifikimin e Biden si President të ardhshëm të SHBA. ©LAPSI.al

https://www.youtube.com/watch?v=f437y6UVjD8



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *