• |
ide | kryesore

Shqipëria ‘nën ujë’, kreu i KESH: Shqetësim reshjet që priten të dielën e të hënën

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Reshjet intensive të shiut kanë bërë që dy prej hidrocentraleve të kaskadës së Drinit të jenë pranë kuotave maksimale duke detyruar KESH-in që të nisë shkarkimet. Sipas të dhënave të Korporatës Elektroenergjitike Shqiptare niveli i ujit në hidrocentralin e Vaut të Dejës shkarkimet totale janë 500 m3/s nga portat e shkarkimit dhe 420m3/s nga prodhimi i turbinave, ose rreth 30% e prurjeve natyrore në lumin Drin.

Niveli I Ujit në këtë hidrocentral është 75,5 metra nga 76 metra që është maksimumi.Drejtori i Korporatës Elektroenergjitike Shqiptare Benet Beci deklaron se shkarkimet aktuale nuk ndikojnë në përmbytje ,ndërsa janë të shqetësuar për reshjet që priten të dielën dhe të hënën.

“Prurjet janë 3 mijë metra kub në sekondë në gjithë kaskadën, nivel shumë i lartë, ditët e mëparshme kanë qenë 4200 metra kub në sekondë, është një nga nivelet më të larta historike të prurjeve në një kohë kaq të shkurtër.

Jemi përgatitur gjatë gjithë kohës edhe gjatë dhjetorit që ta menaxhojmë këtë situatë që ka ardhur, besoj e kemi në kontroll të plotë situatën sa i përket shkarkimeve nga kaskada”, është shprehur ai.

Situata paraqitet e vështirë edhe në hidrocentralin e Komanit i cili është në kuotën 174. 4 metra , ndërsa kuota maksimale e këtij HEC-i është 176 metra.Ndërkohë Fierza ka arritur në nivelin e 280 metrave ose rreth 16 metra larg pikës maksimale.Sipas drejtorit të KESH prurjet në kaskadë kanë arritur nivelin më të lartë historik.

“Ajo që ka rëndësi është pjesa e Vaut të Dejës, që është impakt direkt në zonë, janë shkarkime krejt minimale, janë shkarkime të punës normale të turbinave të prodhimit, edhe në Vaun e Dejës dhe Koman, në Fierzë nuk po prodhojmë, po mbajmë kuotat për të mbushur rezervat për më tej. Shkarkimet nga portat e Zadejës është një shkarkim krejtësisht rregullator, që nuk ka asnjë lloj impakti mbi përmbytjet. As në Obot në asnjë pjesë tjetër.

Ulja e nivelit të Bunës në Dajc edhe në urën e Bahlcallëkut është ulur që mbrëmë, pjesa e Obotit s’ka lidhje me shkarkimet është histori e përhershme që menaxhohet e mesa di unë ka shkuar deri në nivelin e oborreve dhe jo më tej. Meraku që kemi është e hëna, e diela në darkë fillon një sasi reshjesh rreth 40 mm deri të hënën në mëngjes, ku ne po mundohemi të krijojmë rezervë, me pak shkarkime në Vaun e Dejës kemi mundësi të menaxhojmë dhe situatën e të hënes.

Kam shumë shpresë që të jemi në një situatë që s’do ngarkojmë me asnjë impakt të keq sa i përket kaskadës.

Motit nuk i dihet por ne mendojmë që e kem i situatën nën kontroll duke u nis që këto janë raste shumë ekstreme për ata që e dinë në historinë e reshjeve 4200 ne nuk mbajmë mend prurje për kaskadën, jam i kënaqur të them që për momentin e kemi situatën, shpresojmë ta mbajmë kështu më tej”, tha Beci.



3 Comments

  1. Ore gjyturum, ish-hajduti i F.ZH.RR.SH dhe tani hajduti i K.E.SH, 4.200 m3 prurrje jane asgje ne krahasim me 11.400 m3 prurrje te regjistruara, ne Janar 2010.
    Keshtu eshte kur karrocieret pashkolle, vetem se jane hajdute te BANDES RIVDEKJA, marrin frenat e vendit, te cilat i ngaterojne me kapistallet e karrocave.
    Ky hajduti, paret qe vidhte tek Fondi, i ruante ne bodrumin e viles, e cila ka 24 kamera te instaluara (me shume se Banka e Shqiperise).
    Kaskada e Drinit, eshte projektuar qe te perballoj paprobleme, prurrje deri ne 10.000 m3, o copa qe bie ere te keqe, e rilindasit.

  2. Ky tek Fondi zhvillimit ka punuar qe ne kohen e Saliut, por nuk mohohet qe eshte kokrra servilit dhe te paaftit

    1. Ke shume te drejtet.. Atehere u akuzua nga Ramsiu & Co qe ishte i korruptuar… Vila e ketij eshte me nam ne Tirane..Thone qe eshte nip ne Byrone e PPSH apo rreth e qark!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *