• |
ide | kryesore

Uji i Erzenit vërshon nëpër shtëpi, përmbytje edhe në Shijak

Arkiva, Lajme, Të fundit



Sapo nis shiu, banorët e lagjes Erzeni në qytetin e Shijakut shqetësohen se cili do të jetë fati i tyre pasi banesat ju përmbyten nga prurjet e lumit Erzen. “Bobo sa fillon shiu na zë frika.

Duam dhe ne të jetojmë si njerëz. Çdo vit ky fenomen”.

Uji nuk vërshon vetëm në oborre por edhe brenda banesave e siç mund ta shikoni dhomat janë nën pushtetin e ujit.

“Nuk kam fjetur natën nga meraku. Sidomos tani që jam vetëm pa bashkëshortin jam shumë e frikësuar se nuk pushojnë reshjet edhe përmbytjet”.

Kryetari i bashkisë Shijak, Elton Arbana u shpreh për Top Channel se është krijuar shtabi i emergjencave për ndërhyrje që të kenë situatën në kontroll, edhe pse sipas banorëve nuk kanë pasur asnjë mbështetje .



1 Comment

  1. Ilir Meta ka nxituar për të shkuar drejt qytetit të Shkodrës ku i ka ardhur në ndihmë kryebashkiakes në detyrë Voltana Ademi.

    Kjo e fundit ka rezervuar së pari një drekë me produkte zgare dhe verë të kuqe për kreun e shtetit ku kanë diskutuar për situatën e përmbytjeve që kanë ardhur si pasojë e reshjeve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *