• |
ide | kryesore

Nuk zbatuan masat antiCovid, gjobiten 1050 qytetarë gjatë fundjavës

-Instant, Lajme, Të fundit



Gjatë fundjavës janë gjobitur 1050 qytetarë që nuk kanë zbataur masat antiCovid. Gjatë kontrolleve, policia u ka vendosur 3.000 lekë gjobë secilit, 1020 qytetarë që janë konstatuar duke lëvizur pa maskat mbrojtëse. Në ambientet e Policisë janë shoqëruar 14 qytetarë të cilët nuk i kanë treguar punonjësve të policisë mjetin e identifikimit. Mbasi e kanë paraqitur ata, ata janë gjobitur në vlerën 3000 lekë dhe janë lënë të lirë.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në subjekte të ndryshme, janë evidentuar 6 subjekte që ushtronin aktivitetin në kundërshtim me protokollet e sigurisë. Për administratorin e secilit subjekt është vendosur 1.000.000 lekë gjobë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *