• |
ide | kryesore

Serbia siguron 8 milionë doza të vaksinave anti-COVID

-Instant, Lajme, Planet

Serbia ka arritur marrëveshje me disa prodhues vaksinash anti-covid, përfshirë kompani të Kinës, duke rezervuar 8 milionë doza. Me këtë sasi mund të imunizohen 4 milionë qytetarë.


Njoftimi erdhi nga kryeministrja, Ana Brnabic. Deri më tani, Serbia ka vaksinuar më shumë se 9300 persona, personel shëndetësor dhe të moshuar, të cilët ishin në grupin e më të rriskuarve nga Covid-19.


Ky shtet do të ngrejë qendra të shumta vaksinimi në kryeqytetin Beograd dhe synon që të imunizojë plotësisht popullatën deri në qershor. Qytetarët do të mund të prenotojnë online një orar për vaksinimin duke nisur nga sot.

Brnabic tha gjithashtu se Serbia ka marrë licencën e eksportit të vaksinave ndaj koronavirusit nga Kina. Deri në fund të janarit, Serbia do të importojë një total prej 2 milionë dozash. Vaksinimi në këtë shtet është falas dhe jo i detyrueshëm.

1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu