• |
ide | kryesore

Rusia merr ftesën për ceremoninë e betimit të Biden

-Instant, Arkiva, Planet, Të fundit



Ambasadori i Rusisë në SHBA, Anatoly Antonov pritet të marrë pjesë në ceremoninë e betimit të presidentit të ri të SHBA më 20 janar, njoftoi ambasada ruse në Washington. “Ne e prisnim këtë ftesë. Ambasadori i Rusisë në SHBA, Anatoly Antonov prite të marrë pjesë në ceremoni”, thuhej në njoftimin e trupit diplomatik.

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov kishte thënë prej nëntorit se ambasadori rus në SHBA mund të merrte pjesë në emërimin e presidentit të ri të SHBA, edhe pse pjesëmarrja e përfaqësuesve të huaj në ceremoni nuk është e përcaktuar specifikisht.

Zgjedhjet presidenciale amerikane u mbajtën në 3 nëntor ndërsa më 14 dhjetor Kolegji Elektoral konfirmoi fitoren e Joe Biden.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *