• |
ide | kryesore

Studimi për COVID-19: Pasojat ndjehen edhe pas një viti

-Instant, Lajme, Planet



Sipas një studimi afatgjatë nga Kina, dy e treta e të sëmurëve rëndë me COVID-19 vuajnë edhe gjashtë muaj pas infektimit pasojat e sëmundjes. Një studim i ri provon, se edhe ata që e kanë kaluar infeksionin dhe zyrtarisht janë të shëruar, shpesh vetëm të tillë nuk janë: të shëndetshëm. Dhimbje muskujsh, lodhje, probleme psikike si frika dhe depresioni, janë ndër pasojat më të shpeshta afatgjata të një infektimi me SARS-CoV-2, shkruajnë studiuesit në rezultatet e publikuara në revistën shkencore, “Lancet”.

Sipas studimit, gati dy e treta e pacientëve të trajtuar në spitale, edhe gjashtë muaj pas sëmundjes akute, vuajnë nga simptoma të ndryshme. “Analiza jonë tregon, se shumica e pacientëve, pas daljes nga spitali duhet të jetojnë të paktën me disa nga efektet e virusit dhe nënvizojnë nevojën e një kujdesi post-COVID-19, veçanërisht për ata që kanë kaluar infeksion të rëndë”, thotë Bin Cao, një nga autorët e studimit dhe zëvendësdrejtor i Qendrës Kombëtare Klinike për Sëmundjet Respiratore.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *