• |
ide | kryesore

Albin Kurti zbulon postin që do të mbajë Vjosa Osmani nëse fitojnë zgjedhjet e 14 shkurtit

Arkiva


Albin Kurti ka zbuluar postin që do të mbajë Vjosa Osmani nëse ata fitojnë në zgjedhjet që do të mbahen pas një muaji në Kosovë. Në votimet e 14 shkurtit, Osmani do të garojë në radhët e Vetvendosjes. Kjo pasi, Kurti dhe Osmani kanë firmosur marrëveshjen e bashkëpunimit për zgjedhjet elektorale. Pas firmosjes së marrëveshjes Kurti ka dalë me një deklaratë ku është shprehur se nëse partia e tij do të vijë në pushtet, Osmani do të bëhet presidente.

“Sot kur na ndajnë një muaj nga zgjedhjet e reja jemi të gëzuar dhe kemi kënaqësinë të ju njoftojmë se do të garojmë bashkë në një zyrë. Presidentja në detyrë dhe unë ish-kryeministri do të na gjeni në të njëjtin vend dhe të njëjtin qëllim”, tha Kurti duke thënë se të shtunën e dorëzojnë listën.

 

 


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *