• |
ide | kryesore

Zgjedhjet në Kosovë/ Fluks në minutat e fundit, mbarojnë fletët e votimit në Prishtinë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kur kanë mbetur edhe pak minuta nga mbyllja e procesit të votimit në Kosovë (19.00) vihet re një fluks i madh i qytetarëve që po u drejtohen qendrave. Raportohet se në disa qendra të Prishtinës ka mungesë të fletëve të votimit. Pritet të marrë një vendim KQZ se çfarë do të ndodhë me qytetarët që nuk kanë pasur mundësi të votojnë dhe që po presin në radhë.

Për këtë çështje ka reaguar edhe Lëvizja Vetëvendosje.

“Ne disa vendvotime, sidomos ne Prishtine, nuk ka me fletvotime! Qytetaret jane duke pritur tash e me shume se 20 minuta. Kjo eshte shkelje esenciale per te ushtruar te drejten e votes”, ka shkruar Arlind Manxhuka nga kjo parti. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *