• |
ide | kryesore

OBSH: Të mos vendoset kushti për “pasaportë vaksine” në udhëtimet ndërkombëtare

-Instant, Lajme, Planet, Të fundit

Komiteti i Situatave Emergjente të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) rekomandoi që për shkak të koronavirusit të vazhdojë “situata emergjente globale” dhe të mos vendoset kushti për “certifikatë vaksinimi” në udhëtimet ndërkombëtare. Drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, zhvilloi një konferencë për media nëpërmjet video-konferencës në qendrën e organizatës në Gjenevë.


Ai bëri thirrje për solidarizim global për vaksinat e COVID-19. “Punonjësit e shëndetësisë janë lodhur dhe sistemet shëndetësore janë të tensionuara. Shohim se edhe në disa vende burimet e oksigjenit janë zvogëluar në shkallë të rrezikshme”, shtoi Ghebreyesus.


1 Comment

  1. Shporruni mashtrusa! Ne mos sot, neser do ta sillni ate “pashaport” te fëlliqur mjeksore…. Sikur po ju ikën situata nga dora këto kohët e fundit! Prisni dhe pak, s’keni pare gjë akoma!

    Llum i kategorisë së fundit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu