• |
ide | kryesore

Turqia vaksinoi mbi 700,000 punonjës shëndetësorë në 4 ditë

-Instant, Lajme, Planet



Më shumë se 700.000 punonjës shëndetësorë në Turqi kanë marrë dozën e parë kundër koronavirusit në 4 ditët e para të fushatës së vaksinimit. Turqia filloi  të enjten fushatën e vaksinimit me vaksinën CoronaVac, e zhvilluar nga kompania kineze.

Grupi i parë prej 3 milionë dozash të vaksinës arriti në Turqi më 30 dhjetor. Pas vaksinimit të mbi 1 milionë punonjësve të kujdesit shëndetësor në Turqi, do të vaksinohen banorët dhe punëtorët në shtëpitë e kujdesit dhe pleqve, si dhe objektet e kujdesit për personat me aftësi të kufizuara.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *