• |
ide | kryesore

Zbulohet kontrata e qeverisë me Pfizer, vetëm 30 mijë vaksina do të mbërrijnë në shkurt, pjesa tjetër nga korriku në dhjetor

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Nga Valmora Gogo

Kontrata e shumëpërfolur ndërmjet qeverisë shqiptare dhe korporatës farmaceutike “Pfizer” është siguruar ekskluzivisht nga “Gogo.al”. Lidhur mes “Pfizer Export B.V” në Holandë dhe ministrive të Shëndetësisë e Kujdesit Social dhe asaj të Shtetit për Rindërtimin si dhe Institutit të Shëndetit Publik, kontrata prej 52 faqesh përcakton sasinë, kostot por dhe kushtet që duhet të plotësojë qeveria shqiptare.

Nëpërmjet kësaj marrëveshje konfidenciale, qeveria shqiptare ka blerë te “Pfizer”-i për muajin janar 10 mijë e 530 doza, duke paguar për një dozë 12 dollarë.

Pjesë nga kontrata sekrete e qeverisë shqiptare dhe “Pfizer Export B.V”, sasia dhe çmimi
Kontrata zbulon edhe planin e ardhjes së 30 mijë e 420 dozave në shkurt ndërsa në vjeshtë dhe dimër 458 mijë e 640 të tjerave.

Në total qeveria shqiptare ka nënshkruar me “Pfizer” blerjen e 499 mijë e 590 dozave por praktikisht nuk do ketë dërgim vaksinash në Shqipëri në mars, prill, maj dhe qershor. E paqartë mbetet edhe ndarja e dërgesave në muajt e fundit të vitit.

Totali i parave që duhet të paguajmë? Rreth 6 milionë dollarë.

Nuk dihet pse qeveria ka planifikuar këtë shpërndarje faturash për marrjen e vaksinave, mes muajve janar, shkurt dhe vjeshtës e dimrit dhe nëse lidhet me kapacitetin pagues të saj, ndërsa teza e “testimit” mbi shqiptarët bie poshtë duke qenë se bëhet fjalë për dy blerje të vogla paraprake. Një nga dyshimet që qarkulloi kohë më parë qe pamundësia e prodhimit për Shqipërinë, ndërsa mbetet me pikëpyetje nëse ka qenë “Pfizer”-i që ka kushtëzuar qeverinë shqiptare në këto dërgesa.

Në fakt, sipas kontratës qeveria shqiptare do të paguajë paraprakisht brenda 30 ditëve nga marrja e faturës 2.997.540 dollarë (rreth 3 milionë dollarë).

Nga një shikim i detajuar i kontratës mes autoriteteve shqiptare e “Pfizer” e “BioNTech” me bazë në Gjermani mësohet se këto të fundit do të jenë përgjegjëse për të gjithë kërkesat e marketimit të produktit.

Qeveria shqiptare merr përsipër ruajtjen e konfidencialitetit të kontratës dhe pronësinë intelektuale.

Termat e kontratës tregojnë se vendet e prodhimit të “Pfizer” në Kalamazoo (Michigan) dhe Puurs, Belgjikë dhe dy vendet e prodhimit të “BioNTech”, në Mainz dhe Idar Oberstein në Gjermani do të jenë ato ku do të prodhohet vaksina por edhe vende të tjera prodhuese që “Pfizer” e gjykon.

“Pfizer”-i del garant për të siguruar që produkti është prodhuar në përputhje me specifikimet ndërsa qeveria shqiptare ka detyrimet si më poshtë sa i përket kujdesit për vaksinat:

“(b) Me dorëzimin e produktit Blerësit në Vendin e Destinacionit dhe, për aq sa është e zbatueshme, për çdo shpërndarje të mëtejshme dhe / ose transportim në një Vend Destinacioni që nuk është një pikë e përdorimit të Produktit, Blerësi do të ruajë dhe trajtojë Produktin në mënyrën e përcaktuar te Specifikimet, udhëzimet në Shtojcën D dhe udhëzimet e dhëna nga “Pfizer”-i për të siguruar stabilitetin dhe integritetin e Produktit.

(c) Për të shmangur dyshimet, Blerësi do të ketë të gjitha shpenzimet për përdorimin e Produktit pas transferimit nga Pfizeri në Vendin e Destinacionit, përfshirë, por pa u kufizuar në ato për ruajtjen e Produktit dhe shpërndarjen dhe administrimit të Produktit (nëse zbatohet) në Shqipëri.

(d)Blerësi do të jetë i vetmi përgjegjës për ruajtjen, trajtimin, shpërndarjen, transportimin, administrimin dhe përdorimin e produktit në Shqipëri pas dorëzimit të Produktit Blerësit ose të caktuarit të tij në Vendin e Destinacionit.

(e) Blerësi do të jetë përgjegjës dhe do të sigurojë që çdo pajisje e përdorur për të dorëzuar Produktin, për shembull Dërguesi (ët) dhe Pajisja (et) monitoruese të jenë ruajtur në një vend të duhur të pastër dhe të sigurt për të mbrojtur dhe ruajtur funksionalitetin e pajisjeve të tilla (në kushte të kontrolluara, pa ekspozim ndaj motit ose dëmtuesve, etj).

(f) Pfizer mund t’i sigurojë Blerësit Fletë të Dhënash Sigurie dhe informacione të tjera për të ndihmuar Blerësin për të zhvilluar procese dhe procedura, përfshirë trajnimin, për të trajtuar Produktin dhe Materialet e Produktit në një mënyrë të sigurt dhe në përputhje me Ligjet… Blerësi përfaqëson dhe garanton që vetë ai do të sigurojë që të gjithë marrësit e Produktit dhe Materialet e Produktit të kenë ekspertizën e nevojshme për të zhvilluar dhe zbatuar procedurat e përshtatshme dhe programet e trajnimit për të mundësuar trajtimin e duhur të Produktit dhe Materialeve të Produktit në një mënyrë të sigurt dhe të ligjshme.”

Nuk përmenden efekte anësore të vaksinës por kontrata lidhet mbi atë që quhet “Përpjekje e Arsyeshme Tregtare”, që do të thotë se merren parasysh rreziqet përkatëse në industrinë farmaceutike, pasiguritë, kufizimet dhe sfidat e zhvillimit, prodhimit, komercializimit dhe shpërndarjes së produktit të ri të vaksinës COVID-19, duke marrë parasysh faktorët aktualë dhe çështjet e sigurisë dhe efikasitetit potencial, risinë, profilin e produktit, pozicionin e pronësisë dhe mjedisin aktual konkurrues për një produkt të tillë./ Gogo.al



11 Comments

  1. E kuptoni pra se duheshin nja “ca” vaksina sa per para zgjedhjeve dhe pjesa tjeter le te vije edhe vitin tjeter apo edhe ne 2023, s’ka problem!
    Ju befshin mire vaksinat e zgjedhjeve!

    1. Ja gomari i PDs , me vrap e gjeti ‘ konspiracionin ‘ e madh te Rames .
      Pra keto vaksinat e para do vijne vetem per zgjedhjet.
      Sa e poshter kjo firma prodhuese qe e ndihmon Ramen me vaksinat para zgjedhjeve.
      Kjo duket qarte qe eshte dora e Sorrosit per te ndihmuar Ramen.

      1. O fuge, na dhjeve ne breke me kete ironine!
        Panik total e?
        Keni mbaru’ o koqe neobolshevike, edhe po te sillni 10 kilione vaksina!

        1. O muti i kristaqit . Me ju si kundershtare ne i fitojme zgjedhjet pa asnje lloj problemi .
          Me gore mediatike si Lubonja Bushati, Shkurdhaku, GjekMarku e plot shallazore e portale kurva , eshte shume e lehte ti fotojme zgjedhjet.

  2. E mo do ta dije njeri per ne ata per veten e tyre i kane punet fjoll Po megjithate mire te na behet se ne dele na qujne

  3. ”” Nëpërmjet kësaj marrëveshje teper konfidenciale ”’
    ”” Pjesë nga kontrata sekrete ”’ , po kur kontrata qenka ‘ teper konfidenciale’ dhe ‘ sekrete’ si arritet ju ta gjenit kete kontrate ? Aq sekrete dhe konfidenciale qenka sa e gjete dhe ne google.al ?
    ”” Nuk dihet pse qeveria ka planifikuar këtë shpërndarje ”’ , Po pse more lapsaxhinj vetem ne dore te qeverise eshte se kur do vijne vaksinat ? Deri tani kalendarin e shperndarjes se vaksinave e ka percaktuar prodhuesi dhe jo ‘ klientet’ .
    ”’ Qeveria shqiptare merr përsipër ruajtjen e konfidencialitetit të kontratës dhe pronësinë intelektuale. ”” , Pra Rama nuk paska genjyer sic ulerisnin Lubonja , Gjekmarku e Bushati me shoke ? Paska vertete nje klauzole konfidencialiteti ne kontrate.

  4. Me kete numer vaksinash te kontraktuar, i bie qe te vaksinohen gjithesej me pak se 250 mije shqiptare. Le ta zeme se keto vaksina do konsumohen deri ne fund te vitit, pra per 12 muaj do vaksinohet vetem 1/11 e popullsise. Nderkohe kryetarja e komitetit njekohesisht e shoqja e drejtorit te spitalit Covid 2 dhe mjeke personale per nervat e kryeministrit, pati deklaruar se vaksinimi i plote i popullsise do behej brenda 24 muajve dhe synimi ambicioz ishte qe vaksinimi te perfundonte brenda 14 muajve. A mund te besohet me kjo lloj propagande?

    1. O i paymer.. Mos u nxito se do kete vaksina ne muajt e ardhshem sa nuk do te kemi mundesi ti perdorim. BE ka porsitur 2. 3 miljard kur ka nje popullsi gati 450 miljon njerez. Shume vende te europes po ngrene platformat e tyre per shitjen e vaksinave qe nuk do arrijne dot ti perdorin. Suedia do ngre platformen e saj per shitjen e ‘ tepricave’ te vaksinave duke filluar nga java e 3 e Shkurtit. Gjermania , Austria Hollanda dhe Franca kane shperhur deshiren qe ‘ tepricat ‘ tja japin platformes ‘ COVAX ‘ e cila do ti shperndaje sipas porosive qe jane bere prane saj nga vendet te ndryshme ( si kosova , shqiperia, maqedonia etj etj etj ) . Rama i ka blere me 12 dollare por izraeli qe i bleu i pari dhe ne sasi te medha me 32,7 dollare vaksinen , dhe deri tani ka hedhur rreth 2780 vaksina te skaduara se nuk i perdori dot brenda afatit . . . Jo vetem do kete vaksina por dhe cmimi do bjeri posht 10 dollar .

      1. Vaksina per te tere ore. Canta tjeter me vaksina do vije sapo te plase skandali i rradhes pas biftekut dhe Tires.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *