• |
ide | kryesore

Rama “i dha leje” Mistotakis për detin. Ku qëndron problemi?

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme

Kryeministri helen Kyriakos Mitsotakis i ka hedhur edhe njëherë benzinë zjarrit që po gëlon në Shqipëri lidhur me zgjerimin e detit të Greqisë me 12 milie. Duke folur për këtë në parlamentin e vendit të tij ai përmend edhe “lejen” që ka marrë për këtë akt nga Edi Rama. “Kohët e fundit, Kryeministri i Shqipërisë deklaroi në mënyrë të qartë se shtrirja në 12 milje është një e drejtë e patjetërsueshme e Athinës” deklaroi Mitsotakis.


Zgjerimi i Greqisë në det/ Kryeministri Mitsotakis citon Ramën në Kuvend


Por pikërisht kjo gjë, rreshtimi Ramës pa rrezervë në krah të interesave të shtetit fqinj, i ka hapur atij jo pak telashe në politikën e brendëshme. Pasi deklaroi se kjo qe një e drejtë e Athinës dhe se ai nuk kishte pasur djeni që kjo do të ndodhte, Rama u sulmua ashpër nga Sali Berisha. Gjatë një përballje në emisionin “Opinion” në shtator, Berisha e akuzoi atë se qeveria greke e ka njoftuar paraprakisht për 12 miljet, dhe ai gënjen kur thotë që nuk e dinte.
Ai pretendoi se deklaratat e Ramës se Greqia është në të drejtën e saj të zgjerohet me 12 milje, pa treguar se kjo po bëhet në një kohë kur ne jemi në negociata, mund të përdoren nesër kundër Shqipërisë në një Gjykatë ndërkombëtare. “Kush thotë se Greqia është në të drejtën e saj për të zgjeruar detin bën tradhëti kombëtare”, tha atëherë Berisha.

Opinion/Rama dhe Berisha përballen për marrëveshjen e detit

Por, nëse ish kryeministri është një kundërshtar politik që jo gjithmonë thotë të vërtetën kur flet për pasardhësin e vet, qëndrimin se Rama nuk duhej të prononcohej për të drejtën e Greqisë për tu zgjeruar e kanë mbajtur edhe personalitete që janë larg të qenit opozitarë.
Madje dy prej tyre, që kanë meritë të veçantë në hedhjen poshtë të marrëveshjes Berisha – Karamanlis kanë folur edhe ata kundër.

 

Ish relatori i çështjes së detit në gjykatën kushtetuese, Xhezair Zaganjori (që përfundoi me rrëzimin e marëveshjes së qeverisë demokrate)
E kritikoi qeverinë aktuale se në vend që të shpallë objektivat tona, bën rolin e justifikuesit të palës greke për zgjerimin e kuririt të saj me 12 milje. “Njerëz që pretendojnë se njohin të drejtën e detit dhe që e kanë për detyrë të merren profesionalisht me këtë çështje, në kundërshtim me pozicionin e tyre dhe me çdo normë etike kombëtare e ndërkombëtare, bëjnë avokatinë e palës tjetër, duke theksuar se ata kanë të drejtë të zgjerojnë në mënyrë të njëanshme ujërat territoriale në 12 milje detare. Nuk mund ta imagjinoj se si mund të futen në bisedime me këtë tezë”, tha Zaganjori.

Debati/ Ku manipulon Rama për ndarjen e detit

Nga një këndvështrim tjetër e kritikoi këtë qasje edhe njeriu që ka marrë aureolën e mbrojtjes së kufijve detarë dhe i cili e denoncoi në Gjykatë Kushtetuese bashkë me PS marrëveshjen e Berishës.
“Në grupin negociator ka një konfidencialitet të plotë. Çfarë sekretesh ruajnë, kur fqinji ynë përditë del e flet se si po zgjerohet Greqia, duke shpallur kalimin nga 6 milje detare në 12 milje? Kurse ne s’po dëgjojmë dot që Republika jonë ta shpallë Sarandën si gji histori” ka thënë kolonel Myslym Pashai duke theksuar se para se të mendojmë ti japin të drejtë palës tjetër ne duhet të mendojmë se çduhet të bëjmë për interesat tona.

Marrëveshja me Greqinë/ A është katragjyshi i Ramës, garanci për kufirin detar?

Duket se koha u ka dhënë të drejtë këtyre pretendimeve, tani kur kryeministri grek e përdor dritën jeshile që i ka hapur Rama si trofe para parlamentit të vendit të tij.
Natyrisht, asnjë kryeministër Shqiptar nuk mund të kishte këllqe për ti’a rrefuzuar Athinës të drejtën e saj të njohur ndërkombëtarisht për tu zgjeruar me 12 milie ashtu sikurse edhe ne.
Por, nga ana tjetër, askush nuk e detyron shefin e qeverisë të bëhet më katolik se papa dhe të mbrojë palën tjetër ndërkohë që do i drejtohet gjykatës kundër saj. Ende nuk është i kuptueshëm ky qëndrim i Edi Ramës, përveçse me ndonjë aventurë personale që synon të përkëdhelë Athinën që ta njohë si negociator për mandatin që i ka marrë Erdoganit si negociator mes dy vendeve.

©Lapsi.al

15 Comments

  1. Po kju e gjen guximin ky njeri te trajtoje territoret shqiptare ne kete menyre?? Ky duhet te marre denimin e merituar vetem per keto deklarata…

    Eshte skandaloze se si shqiptaret pranojne nje satrap injorant dhe hajdut si ky, deklaron pa piken e qederit cfare t´i thote qypi dhe me pak perjashtime, te tjeret i qeshin ato shakate bajate dhe pa kripe.

  2. Tani qe Lulin e duan kryeminister 57 % e shqiptareve, ky i ka ditet e numeruara…duroni e dhe tre muaj sa te vije kryeministri i ri qe do ua vere kufirin tek thana (edhe pse be det nuk ka thana), grekeve….

  3. Ky do njihet në histori si kryeministri më satrap dhe pazarxhiu i territoreve të kombëtare.Ka thyer ç’do rekord për keq.

  4. me ket popull loqe,qe edhe kur ngrifet per raste te ralla i hyjne ne dru e i fusin ne biruca jo detin por cfare ti doje zemra, ………popull qyrre

  5. Po pse baba shpirteror i ketij kullufi nuk e shiti Kosoven dhe Camerine,pse ju duket cudi .Se te ishim popull trim nuk do ishim bere kashte dhe koqe ,zgjidhjen ne e gjejme trasten ne kurriz dhe caj tutje kufijte ,dhe ata qe mbeten ketu vrasin njeri tjetrin per nje vije uji.Pse mos t’a talli trapin malukati kur gjen te tille popull qe behemi trima vetem ne stadiume.

  6. Ka shumë faktorë dhe pikpyetje që lihen pas, nënvlerësohen dhe minimizohen qëllimisht ose nga padija e gazetarëve ose transmetuesve të informacionit:

    – Fatkeqësisht dhe ligjërisht KM i Shqipërisë që ka deklauruar se Greqia është në të drejtën e saj të zgjerohet, a e dëmton dhe pengon Shqipërinë të arrijë maksimumin në Gjykatën Ndërkombëtare?
    – Krahasimi i hartave, me marrëveshjen e 2009 dhe shpalljes së 12 miljeve nga pala greke në 2021:
    ku, si dhe sa ndryshon hapsira detare greke(det i brëndshëm, det territorial dhe kryesorja zonë eksluzive ekonomike)?
    – Kush janë këshilltarët dhe ekspertët që ka Shqipëria aktualisht të angazhuar me çështjen e Detit? Nominalisht, kush i thotë Ramës që je mirë në këtë drejtim?
    – Me 12 milje a preket kanali i Otrantos?
    – Çfarë statusi do kenë ishujt grekë? Janë ato ishuj aq të mëdhenj dhe të banueshëm sa të mund të deklarohet 12 milje?
    – Me mënyrën se si i kanë sjell gjërat a ka fuqi Gjykata Kushtetuese të shfuqizojë marrëveshje ose vendime që mund të bien në kundërshtim me Kushtetutën dhe Interesin Kombëtar?
    – Përse po shkojnë në gjykatë të Hagës kur pala jonë është ok me 12 miljet, çfarë po ndajnë?
    – Shqipëria nuk ka asnjë çështje të saj me Greqinë që mund ta përdori si kartë dhe ta negocioje për zgjidhjen e tyre? Thjesht i thotë zgjateni sa të doni.
    psh: Çështja Çame, Ligji Luftës, Varrezat me eshtra Shqiptare, pretendime territoriale me Vorio Epirin, ndonjë veto të mundshme nëse hapim negociate me BE, ruajtjen e identitetit kombëtar të emigranteve Shqiptarë atje, etj…
    – A po bëjmë lëshime në dëm të interesave tona që të përdoren si klauzole ose precedent për shtete të tjera si psh Greqia vs Turqia?
    – A ka një sondazh serioz dhe prestigjioz se sa % të Shqiptarëve u rruhet nëse Greqia dhe Turqia arrijnë të zgjidhin problemet që kanë me njëri-tjetrin. Dhe kjo të krahasohet me zgjidhjen që dha lideri global në Bjellorusi.
    – etj etj …..

  7. Ku qendron problemi?

    Problemi eshte Shqiperia ky shtet karagjoz qe nuk ka as fe dhe as atdhe por jeton nga rastesia dhe minjte politikane qe ja pijne gjakun.

    Problemi eshte Shqiperia e K… keshtu thote Grek vellau.

  8. Ky ka te drejte te beje cfare te doje si psikopat qe eshte per aq kohe sa nje popull rrotkari sic ne jemi, vazhdojme ta adhurojme dhe me gjase ka mundesi te marre dhe mandatin e trete.

    Mos u cudisni me ate por me veten tuaj o milet. Cdo popull meriton qeverine qe ka!

  9. Kufiri do vi ne shkumbin mos beni gam gam ushtria shqipetare numron as 1/3 e ushtarve shqipetar qe sherbejn ne ushtrin greke ju thoni deti

  10. Basha dhe Berisha njihen për përkrahjen e tyre të zjarrtë që kanë pasur për ish presidentin Trump.

    Por pas inagurimit të Biden ata e kanë kthyer menjëherë fletën.O Shpellkare te cecenit salih qe hani supe falas nxirrni nje dokument te firmosur nga rama dhe shkoni pyeteni meten per detin,marveshje vetem salihu firmosi dhe e votoje ne kuvend,kjo quhet shitje o shpellkare e cecene te pd

  11. DREJTUAR KRYEMINISTRIT.

    @ [TIMONIER shkurt TIMI]

    Nuk jam nga Prishtina, nga Lalzi, nga Surreli.
    Nuk votoj si shume Shqiptar: as PS, as PD, as LSI.

    E pame dhe e degjuam qarte qe perfaqesues te Shtetit Grek te falenderuan disa here dje dhe sot ne Parlamentin Grek.

    KAM VETËM 3 PYETJE PËR TY:

    1-Pse Greqia u zgjerua me dekret presidencial dhe sot me vendim parlamentar vetem ne Detin Jon, pse nuk zgjerohet ne Detin Egje?

    2-Sqaro shqiptaret se ku u zgjerua konkretisht Greqia 12 milje ne Detin Jon,
    a) Nga Toka Kontinentale e saj, pra 12 milje nga bregdeti i Igumenicës?
    b) Nga pjesa ishullore e saj, pra 12 milje nga ishulli i Korfuzit?
    c) Nga pjesezat, pra 12 milje nga mikroishujt?

    3-Pse nuk ke shkuar akoma dhe nuk shkon ne Gjykata Nderkombetare per probleme te medha dhe te vjetra Shqiptaro –Greke te shekujve XIX dhe XX; pse çon ne Gjykate Nderkombetare dhe ve ne diskutim Kufirin Detar Shqiptaro –Grek i cili eshte i percaktuar dhe ratifikuar me Protokolle Nderkombetare; pse nxiton sipas axhendes greke te çosh ne Gjykate Nderkombetare gjithashtu çeshtjen e re (zee) qe eshte nje çeshtje e shekullit te XXI, aspak urgjente per Shqiperine?

    PËRGJIGJU TIMI PËRGJIGJU.

    TË SHOHIN SHQIPTARËT, SE TI NUK DI, SE TI NUK DO,
    APO,
    TË SHOHIN SHQIPTARËT SE TI JE VETËM ZËDHËNËS I GREQISË.

    PËRGJIGJU TIMI PËRGJIGJU.

  12. Shqupistat e meritojne te humbin prap dhe te zejne kryma ne opozite.

    Kllufi Saliut qe sot pretendo me u bo kminister, bashke me Sali sekretarin e PPSH, i sollen varezat e ushtareve greke deri ne Berat, anashkaluan parlamentin dhe bene ate mareveshje deti te cilen PS e coji ne gjykate dhe si rralle here u rrezua unanimisht nga gjykata.

    Tani del Lapsi me Zaganjorin qe nuk e kaloi vetingun dhe shkru ket pacavure dhe shqupistat prishen ne breke nga qejfi. You cant fix stupid.

  13. ku veprimtarët e PD, nga qendra në bazë do të ketë një mënyrë sjellje të njëllojtë.

    Madje përcaktohen dhe fjalët që duhet të thuhen në këto takime derë më derë, duke porositur në mënyrë të veçantë që të mos harrojnë kurrë se janë përfaqësues të kryeministrit të ardhshëm të Shqipërisë Lulzim Basha.

    Në udhëzim është përcaktuar se si duhet të jetë toni i zërit, i butë dhe i qetë, si dhe faktin se nuk duhet të ndahet buzëqeshja nga buza.Shpellkare nxirrni dokumentin qe rama ka firmosur,pastaj hani mutin e salihut gjithe diten

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu