• |
ide | kryesore

Jo vetëm Donald Trump/ “Twitter” bllokon llogarinë e Ambasadës kinezë

-Instant, Lajme, Planet



Twitter ka bllokuar llogarinë e Ambasadës së Kinës në SHBA, pasi kishte postuar përmbajtje që mbronin politikat e Kinës në rajonin Ksinjiangut. Vendimi vjen një ditë pasi administrata e ish-presidentit amerikan, Donald Trump, e përcaktoi politikën e Pekinit ndaj pakicave etnike dhe fetare në këtë rajon si “gjenocid”.

“Ne kemi ndërmarrë veprime bazuar në shkeljen e politikës sonë kundër çnjerëzimit”, tha një zëdhënës i Twitterit. Llogaria e Ambasadës Kineze në fillim të këtij muaji postoi një tweet në të cilën thuhej se gratë ujgure nuk ishin më “makina për të bërë fëmijë”, duke cituar një studim të raportuar nga gazeta e mbështetur nga shteti, China Daily. Postimi u hoq nga Twitter, i cili e zëvendësoi atë me një etiketë ku thuhej se nuk ishte më në dispozicion.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *