• |
ide | kryesore

Si e shpjegoi Rama dështimin me drejtësinë për 21 Janarin

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Në fjalën që mbajti para familjarëve të 21 Janarit, kryeministri Rama pranoi dështimin me drejtësinë për këtë çështje me justifikimin se qeveritarët nuk janë as prokurorë dhe as gjykatës.


“është drejtësia që i bën të gjitha këto, pushteti gjyqësor që është krejt i pavarur qoftë nga pushteti legjislativ, qoftë nga ekzekutivi. Shumëkush e konsideron këtë një përpjekje për të justifikuar faktin që dretësia ende sot nuk e ka kryer dtyrën për të vënë në vend drejtësinë për secilin nga pjesëmarrësit në atë tragjedi, për të vënë në vend të drejtën e padiskutueshme të të gjithë të afërmve prindërve motra vëllezërve dhe të 4 dëshmorëve të 21 janarit dhe për të vënë në vend atë që e materializon një proces drejtësie, të drejtën e reflektuar tek ndëshkimet. Në fakt ky nuk është një justifkim, kjo është e vërteta dhe ajo që e dallon qartësisht këtë të vetëtë nga ne me të vërtetë në kushte të tjera është se ne nuk kemi ndejtur duarkqyr


Nëse nuk jemi në përfaqsuesit e pushtetit, që mund të bëjmë prokurorë dhe gjykatës jemi ne që kemi përgjegjësinë të ngremë ngrehinën rregullatore të një sistemi drejtësie që të bëjë drejtësi për 21 janarin dhe për padrejtësi të tjera që bëhen, në kushtet kur sistemi i drejtësisë është në kushtet që bën drejtësi.

Jemi ne që vijmë nga rruga e kësaj tragjedie që kemi vendosur jo thjesht në program, as në rendin e prioriteteve programore por në rrugën e zgjidhjes problemin e madh të clirimit të drejtësisë dhe të krijimit të një drejtësie të denjë për një shtet funksional.

Nëse e shohim 21 janari me sytë e të djeshmes, pa diskutim se ka 1 mijë e 1 fjalë që mund të thuhen për të argumentuar se nuk është bërë agjë, përderisa sot 4 dëshmorët e 21 janarit 10 vjet pasi u ndanë nga jeta nuk prehen të qetë, ashtu sikundër të gjithë të afërmit dhe mitqte e tyrë ashtu sic ajo plagë dhemb nuk ka si të marrin frymë të lehtësuar nga fakti se është bërë drejtësi. Por nëse e shohim 21 janarin me sytë e të nesërmes dhe bëjmë një vlerësim objektiv të situatës së djeshme të drjtësisë. Kemi arsyet të jemi besimplote dhe të inkurajuar se transformimi po funksionon” u shpreh Rama.

 

 

10 Comments

  1. Te ndjeret e kryen misionin e vet. Ate dite duhej te vritej dkush sepse gjaku i duhej kokeministrit aktual per te marre pushtetin dhe per ta konevrtuar ne tejmbushje te llogarive bankare. Kujtimi i atyre personave sot eshte thjeshte nje pamje ne 3D per te shternguar rradhet e militanteve. Ka edhe dicka qe nuk duhet harruar, ai qe u quajt si kryetar i grupit te zjarrit, eshte kryetar bashkije me propozim te Rames. Duket pak si e cuditshme apo jo?

  2. Unë veç ndjej keqardhje për familjarët e viktimave që dhe sot e kësaj dite përdoren akoma nga Rama.Po sa do militant të jesh një mëndje e kthjellët nuk mund të pranojë që fajtor është shteti.Shikoni çndodh në Amerikë.Dhe atje 4 viktima por drejtësia atje po mer nën hetim Trump.I shoqi i gruas që u vra u shpreh”Ajo nuk duhej të shkonte atje”.Dhe ishte veterane lufte e shumë dekoruar.Ai nuk akuzoi policinë por pranoi që gruaja e tij ishte një viktimë e Trump.Dhe 4 të ndjerët në Shqipëri janë viktima të Ramës,njeriut të pa skrupullt që vret gjithmonë pas shpine,vetëm për karierë e para.

  3. Kriminelët kthehen çdo vit te vendi i krimit.
    Vetë i organizuan.
    Vetë i vranë.
    Verë bejne sikur qajnë.
    Sa te pa turp qe janë.
    Nuk i mjaftuan 8 vite ne pushtet, pa piken e turpit i shpallin sot deshmorë te atdheut.
    Po ka më turp te shpallësh deshmore i atdheut Aleks Niken i cili s’ kishte kurrefarë lidhje me protesten por u vra nga shoku i tij se i kishte 300 mije euro borxh.
    Gjate gjithe jetes eshte marrë me trgeti droge dhe me vjedhje ne Itali. Per kete ka bere gati 3 vjet burg ne kroaci.
    Por e perdori xhaxhai i tij Mark Nika.
    Vazhdoni o dele ti besoni kriminelit edi rama

  4. MASAKRA E 2 PRILLIT 1991 NE SHKODER NUK HARROHET!
    VDIQEN EDHE ATY 4 VETE, ME MINISTER RENDI MOZ CIGAREN.

    A MORI PERGJEGJESI DHE U DENUA MOZ CIGARJA?

    C’DREJTESI PRITET PER JANAR 2011 KUR 1991 ESHTE AKOMA PLAGE E HAPUR?

  5. Proceset duhet te hapen serisht, te gjitha! Shqiperia, perpara se te shpalle deshmore te atdheut, si Mujo Ulqinaku, edhe keta gjynahqaret, duhet te kaloje nepermjet vendimit te Gjykates..

  6. Nuk I kuptoj te afermit e viktimave qe shkojne cdo vit ne takim me k.kriminelin jane te Paguar nga ai apo kane humbur kujtesen??????

  7. Deshmoret e te gjatit jane te shkretet

    I gjati eshte gjalle e bo leke pa fund

    ata te gardes qe qelluan i futi ne parti

    ju ka dhene dhe poste

    familjeve qe kerkojne drejtesi,

    nuk ju ben pershtypje kjo gje ?????

  8. Ca hipokrizie! I cuan aty mish per top, i vrane vete ( Kryetari i grupit te zjarrit sot Kryerilindesi i Matit), beri qeverine me ate (Meten) per te cilin doli ne demonstrate dhe tani i shpall deshmore te atdheut. What the fuck do thoshte dhe vete Ramazani.

    Pse nuk ben drejtesi meqe tani dhe drejtesine e ka te veten si cdo hallke tjeter te cdo pushteti? Nuk e ben e nuk do ta beje sepse i pari qe shkon ne banken e te akuzuarve eshte vete ai i pari qe organizoi ate kryengritje e vete rrinte si dhjaks te ura lanes.

    Une habitem nese ka akoma familjrare te viktimave qe shkojne pas ketij dhe se kane njohur akoma se ma cfare monstre kane te bejne.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu