• |
ide | kryesore

Aksident në Elbasan/ 4 të plagosur, mes tyre 2 gra (VIDEO)

Arkiva, Lajme, Të fundit

Nje aksident i rëndë me katër të plagosur ndodhi sot në rrugën Elbasan-Peqin. Policia e Elbasanit përmes një komunikimi për mediat ka zbardhur detaje nga aksidenti.


Ngjarja ndodhi në fshatin Papër. Burime zyrtare nga policia e Elbasanit, bënë me dije se mjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin A.D., 24 vjeç, banues në Tiranë, është përplasur me mjetin tip ” Toyota”, me drejtuese shtetasen V.T., 32 vjeçe , banuese në Tiranë.


Si pasojë e aksidentit janë plagosur dy drejtuesit e mjeteve dhe 2 pasagjere të mjetit tip “Benz”, dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu