• |
ide | kryesore

Arrestohen dy zyrtarë të Bashkisë Kamëz, akuzohen për korrupsion

Arkiva, Lajme, Të fundit



Dy zyrtarë të bashkisë Kamëz janë arrestuar nga policia, pasi akuzohen për korrupsion. Në pranga kanë rënë Dritan Nikolli dhe Ermal Baci, të dy punonjës të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit në këtë institucion.

Burime nga policia bëjnë me dije se prangosja e tyre erdhi pas një hetimi 6 mujor nën drejtimin e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, gjatë një periudhe 6-mujore, qytetarëve të ndryshëm në zonën e Bashkisë Kamzë, të cilët i konstatonin duke kryer ndërtime pa leje, u kanë kërkuar dhe u kanë marrë shuma monetare, në këmbim të mosndëshkimit të tyre me masa administrative, sipas legjislacionit ne fuqi. Dy punonjësit e arrestuar akuzohen për veprat penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorim i detyrës”.

Njoftimi i plotë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Supervizori”.

Operacioni nga Seksioni për Hetimin e Korrupsionit në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë.

Ekzekutohen 2 masa sigurie.

Seksioni për Hetimin e Korrupsionit në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, pas një pune hetimore 6-mujore, finalizoi operacionin policor të koduar “Supervizori”, për ekzekutimin e 2 masave të sigurisë “Arrest në burg” për shtetasit:

-D. N., 47 vjeç, me detyrë punonjës i Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit në Bashkinë Kamzë;

– E. B., 36 vjeç, me detyrë punonjës i Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit në Bashkinë Kamzë.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, gjatë një periudhe 6-mujore, qytetarëve të ndryshëm në zonën e Bashkisë Kamzë, të cilët i konstatonin duke kryer ndërtime pa leje, u kanë kërkuar dhe u kanë marrë shuma monetare, në kembim të mosndëshkimit të tyre me masa administrative, sipas legjislacionit ne fuqi.

Vijon puna për dokumentimin ligjor të plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari korruptive.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore.



1 Comment

  1. PA U FUTUR NE BURG MBI 50% TE ADMINISTRATES PUBLIKE DHE POTHUAJSE MBI 80% TE DREJTUESVE TE INSTITUCIONEVE KY VEND DO SHKOJE KEQ E ME KEQ . PA U LARGUAR INJORANTET DHE KRIMINELET KY VEND DO SHKOJE KEQ E ME KEQ . PO TI O POPULL MOS E RRUJ , KESHTU KE QENE GJITHMONE , SKLLAV KETU E 2000 VJET . MOS HARRONI 25 PRILLIN , SHKONI E VOTONI O DERR E DELE MILET

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *