• |
ide | kryesore

Detaje nga shpërthimi me tritol në Tiranë, zbardhet identiteti i biznesmenit që merrej me ndërtime (VIDEO)

Arkiva, Lajme, Të fundit



Një shpërthim i fuqishëm tronditi banorët e një pallati në zonë e Freskut në Tiranë, mëngjesin e sotëm. Mjeti në pronësi të Saimir Naski shpërtheu si pasojë e lëndës plasëse rreth orës 07:40, në fshatin Qesarakë. Policia ka nisur menjëherë verifikimet. Ndërkohë, burime për gazetaren Xhensila Kodra konfirmojnë se Saimir Naski është biznesmen në fushën e ndërtimit. Automjeti i tij tip “Porche” me ngjyrë të bardhë shpërtheu teksa ishte i parkuar në garazhin e pallatit dhe ka shkaktuar vetëm dëme materiale. Biznesmeni është shoqërua dhe po merret në pyetje, ndërsa paraprakisht dyshohet të jetë ndonjë konflikt i kohëve të fundit, por ende nuk është konfirmuar. Sakaq, policia po heton nëse ka pasur edhe konflikte të mëparshme. Vetë biznesmeni mohon të ketë konflikte dhe për momentin e vetmja pistë e hetimit mbetet ajo e ndonjë konflikti të mundshëm të ditëve të fundit. Po verifikohet edhe kamera e sigurisë së hyrjes së pallatit, e cila mund të ketë kapur lëvizjet e autorëve. Gjithashtu janë sekuestruar edhe një sërë kamerash të tjera në këtë zonë. Kanë qenë banorët ata që raportuan në polici shpërthimin, i cili sipas tyre ka qenë tepër i fuqishëm.

 



1 Comment

  1. Dy vëllezërve nga Mirdita, por me banim në Tiranë u janë sekuestruar gjithsej 11 makina luksoze, apartamente, lokale dhe biznese të tjera.

    Por jo vetëm kaq, vëllezërit Marku kanë lidhje edhe me Partinë Demokratike. Siç duket nga dokumenti i mëposhtëm, njëri nga vëllezërit, Elson Marku ka qenë numërues i parë në Njësinë nr.8 të Lulzim Bashës dhe Jorida Tabakut. Marku është vendosur numërues i parë nga vetë Basha

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *