• |
ide | kryesore

Video/ Vllaznia ndalet në shtëpi mes polemikave: gjykimi i Metës nuk la askënd të kënaqur

-Instant, F1, Sport, Video



Dështon misioni arrati për shkodranët, të ndalur nga një Kastriot që arrin, edhe pse e mbylli me 10 lojtarë takimin pas kartonit të kuq të Nezirit, të paktën për momentin, të mbajë larg zonën e rrezikut. Shkodranët e cojnë në 7 serinë e ndeshjeve positive, 5 nga të cilat fitore, por në Loro Borici, nuk mundun dot Kastriotin, që i detyron në një 0-0 që është e destinuar të krijojë polemika, pas pretendimeve për penallti e karton të kuq të munguar.

Pak raste për shënim e shumë pretendime, që nisën që në pjesën e parë, kur shkodranët rrezikuan të penalizohen në minutën e 35. Kastrioti reklamoi penalltinë, por nuk ishte i atij mendimi arbitri Meta, vendim që solli moment tensioni në fushë.

Gjërat u komplikuan në të dytën, kur ishin lojtarët e Vllaznisë që pretenduan penalizimin nga gjykimi i Metës. Nuk ka karton të dytë të verdhë për Rami në të 58, pas ndërhyrjes ndaj Gurishtës e nuk ka as penallti katër minuta më pas. Kontakti mes Dilaver dhe Prodanit nuk ka ekstremet e 11 metërshit për Metën, që tërboi kuqeblutë në të 62. Brdariç kërkon ta fitojë lojën dhe luajti kartat Da Silva e Arsid Krujën, për Jonuzin dhe Krymin, por mori vetëm të drejtën për një tjetër pretendim të mbetur në tentativë në një prekje më dorë brenda zonës në minutën e 76.

Ndalet pas tre fitoreve radhazi ecuria e jashtëzakonshme e Vllaznisë, që nuk arrin të shfrytëzojë në maksimum përplasjen mes ndjekësve të saj.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *