• |
ide | kryesore

Pritet përkeqësimi i motit edhe në Kosovë, mobilizohen ekipet e emergjencave

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Paralajmërohet përkeqësimi i motit në Kosovë. Nga KEDS-i është bërë e ditur se kanë mobilizuar të gjitha ekipet në terren, pasi sipas parashikimeve meteorologjike, ditëve në vijim pritet të ketë përkeqësim të madh të motit me erëra të fuqishme të cilat pritet të përcillen edhe me reshje shiu dhe bore. Sipas KEDS-it, ekipet janë në gjendje gatishmërie për të intervenuar në kohën më të shpejt të mundshme.


Njoftimi i plotë:


KEDS ka mobilizuar të gjitha ekipet e terrenit pasi sipas parashikimeve meteorologjike, ditëve në vijim pritet të ketë përkeqësim të madh të motit me erëra të fuqishme të cilat pritet të përcillen edhe me reshje shiu dhe bore.
Ekipet tona do të jenë në gjendje gatishmërie për të intervenuar në kohën më të shpejt të mundshme për të sanuar çdo avari që mund të shfaqet në rrjet. KEDS u bën thirrje konsumatorëve që në rast se shohin ndonjë avari në rrjet, të mos i afrohen por të njoftojnë menjëherë Qendrën tonë të thirrjeve apo duke na shënuar në rrjetet tona sociale.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu