• |
ide | kryesore

Dëmtohet diga e rezervuarit në Tropojë, rrezikohen disa fshatra

-Instant, Lajme, Të fundit



Rezervuari vaditës i fshatit Tpla është në pragun e shpërbërjes së digës. Ky rezervuar ka një kapacitet pre 1,8 milionë metër kub ujë dhe është i dyti në veri, sa i takon kapacitetit ujëmbledhës. Amortizimi dhe mosmirëmbajtja kanë çuar në dëmtimin e tubit të derdhjes së ujit. Specialistët shprehen se dëmi ka shkuar deri në bërthamën e digës. Prej vitesh është ngritur shqetësimi i rrezikut të prishjes së digës dhe asnjë qeveri nuk ka vënë dorë në të.

Situata është kritike pasi shembja e digës përmbytë disa fshatrat dhe tokat e tyre, madje duke rrezikuar edhe hecin e Komanit nga prurjet te shumta e te shpejta. Aktualisht, Ministria e Mbrojtjes ka instaluar katër motopompa që po bëjnë sa të jetë e mundur uljen e nivelit të ujit në këtë rezervuar.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *