• |
ide | kryesore

Lufta ndaj COVID-19/ A duhet të përdorim dy maska për t’u mbrojtur më mirë nga virusi

-Instant, Lajme, Të fundit



Që pas shfaqjes të rastit të parë të Covid-19 në vitin 2019 në Kinë, virusi është përhapur në të gjithë botën. Dhjetra vende kanë regjistruar mbi 1.000 vdekje, ndërsa numri i personave të infektuar ka kaluar shifrën e një milion njerëzve në disa vende.

Zbulimi i varianteve të reja të koronavirusit, shumë herë më të transmetueshme i ka bërë ekspertët e shëndetit publik të kërkojnë për mënyra të ndryshme mbrojtjeje, qoftë në kërkimin e një vaksine që ofron shumë imunitet apo qoftë në një alternativë tjetër që mund të jetë mbajtja e dy maskave. Disa ekspertë amerikanë kanë sugjeruar një ndryshim të tillë që mund të jetë thjesht vendosja e një maske të dytë mbi të parën apo një mënyrë edhe më e mirë sipas tyre, duke veshur një maskë pëlhure sipër një maske kirurgjikale.

Megjithatë, a sigurohet realisht mbrojtje e dyfishtë nëse vendosim dy maska në fytyrë?

Sipas të dhënave më të fundit shkencore nga Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), nbrojtëset e fytyrës mund të zvogëlojnë rrezikun e infeksionit me koronavirus me më shumë se 70%. Për të dalë në një përfundim nëse dy maska janë më mirë se një do të duhet kohë, por profesori Scott Segal, i cili kreu teste në një sërë materialesh prej lecke për të parë se sa efektive do të ishin ato si maska ​​për fytyrën për një studim të vitit 2020, ka një mendim në lidhje me këtë çështje shumë të diskutuar së fundmi.

Një pjesë e vogël e studimit adreson drejtpërdrejt përfitimin e mbajtjes së dy maskave në të njëjtën kohë. Në këë studim, profesorët zbuluan se mbajtja e dy maskave ​​mund të funksionojë më mirë kur nuk përdoret një maskë kirurgjikale.

“Vendosja e dy maskave mund të jetë një ide e arsyeshme nëse aftësia e filtrimit të maskave nuk është shumë e fortë”, thotë Dr. Segal.

Problemi zbërthehet tek një përplasja mes cilësisë dhe sasinë. Nëse një maskë fytyre e përshtatshme dhe efektive nuk është e disponueshme, atëherë dy maska ​​fytyre me cilësi më të ulët të veshura së bashku mund të përmirësojnë mbrojtjen. Sidoqoftë, nëse mbajtja e dy maskave e bën të vështirë frymëmarrjen, mjekër këshillojnë që të hiqet dorë prej tyre.

 

Përktheu nga Health.com: ©Lapsi.al



4 Comments

  1. Qe kur keta “studiuesit” deklaruan se maska te mbron, pa asnje rezultat testimi apo ndonje statistike shkencore, u vendos ne shume vende e me pas edhe nga OBSH, qe maska te mbahej me detyrim, se paku ne ambiente te caktuara.
    Rezultati : Shtim i rasteve krahasuar me periudhen e mepareshme.
    Hajde besoi pastaj kesaj lloj “shkence” bazuar vetem ne opinione e fantazi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *