• |
ide | kryesore

Përplasi katër makina në Berat dhe u largua nga vendi i ngjarjes, arrestohet i dehur 39-vjeçari

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Policia e Beratit arrestoi drejtuesin e makinës që shkaktoi aksidentin e madh të mbrëmjes së djeshme në këtë qytet dhe që përfundoi me një të plagosur.

Policia njofton se u arrestua në flagrancë 37-vjeçari E. D., banues në lagjen “Kushtrim” Berat, i cili duke drejtuar makinën tip “BMW”, pasi ka humbur kontrollin ka goditur 4 makina që ishin të parkuara dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

Si pasojë është dëmtuar pasagjeri që ishte në makinën e tij, shtetasin I. Th., 39 vjeç, banues në lagjen “30 Vjetori”, Berat, i cili është dërguar për të marrë ndihmën mjekësore në Spitalin e Traumës Tiranë.

Pas testit të alkoolit rezultoi se drejtuesi i mjetit, shtetasi E. D. ishte në gjendje të dehur, në masën 0.78 mg/litër. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprime të mëtejshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *