• |
ide | kryesore

Vrau djalin e tij, gjykata merr vendimin për Skënder Krasniqin

-Instant, Lajme, Të fundit


Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur të lërë në paraburgim për një kohë prej 1 muaji, Skënder Krasniqin, i cili qëlloi për vdekje vetëm dy ditë më parë djalin e tij, Albert Krasniqi. Trupa gjykuese ka pranuar kërkesën e prokurorisë për Skënder Krasniqin, i cili akuzohet për veprën penale të vrasjes.

Në rrethana ende të panjohura Skënder Krasniqi qëlloi djalin e tij, i cili ndërroi jetë menjëherë në vendin e ngjarjes. Ngjarja ka ndodhur në parkingun e ndërtesës ku ata banonin. Sipas mediave kosovare Albert Krasniqi dhe babai i tij njihen si biznesmenë të suksesshëm në Kosovë.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *