• |
ide | kryesore

Kandidimi/ Rama shpjegon borxhin ndaj Durrésit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Edi Rama ka sqaruar sot deklaratën e një ditë më parë, që u duk si një shpallje kandidimi në Durrës, kur tha se ketij qyteti i ka një borxh.

Në konferencën e perjavshme me fokus ekonominë, kreu i qeverisë u shpreh se “borxhi” lidhet me origjinën e tij, por edhe me ato potenciale, që qyteti bregdetar ka për ekonominë shqiptare.

Rama, pse në Durrës?

“Kjo lidhet me origjinën time, jetën time, kujtimet e mia, lidhet me mua personalisht. Natyrisht lidhet dhe me faktin që Durrësi ka një potencial të jashtëzakonshëm ende për t’u shfrytëzuar.

Në kushtet kur Vlora ka bërë shumë përpara, Durrësi duket padrejtësisht sikur është shumë më prapa, por nuk është prapa, por ka nevojë për një shtysë të re. Ky është borxhi, në sensin personal dhe në sensin e interesit të madh të përbashkët. Durrësi ka potencialin që të jetë një motorr i pazëvendësueshëm ekonomik i Shqipërisë. Sot kur ne në Durrës kemi vendosur një bazë të fortë ndryshimi, sepse Durrësi ka shumë probleme, por po të shohim Durrësin e para 7- 8 viteve do shohim që ndryshimi është i konsiderueshëm. Tani ka ardhur koha që Durrësit t’i jepet një shtytje e fortë”, tha Rama.

Duke filluar fushatën, kreu i qeverisë foli edhe për investimet që do të bëhen në Durrës, duke u ndaluar tek dy portet, atë të pasagjerëve dhe atë të tregtar.

“Janë dy pole zhvillime që Durrësin do ta çojnë në një nivel tjetër, por që do të impaktojnë edhe ekonominë e vendit tonë”, u shpreh ai.



5 Comments

  1. Pra ky kandidon jo nisur nga motive politike apo publike. Por personale dhe perfitimi personal. Hajde hajdut hajde. Po orientojme 2 miliard dollare thote, dhe ka nevoje nje cike per shtyse Durresi. Kur e keni lene me Narin te shkoni per vizite te don Lazja?

  2. Kupton qe, Bastardi me emer e mbiemer EDI RAMA eshte nje kryehajdut dhe do burgosur ne izolim, kur e ka personalizuar ne kete fare feje rolin e kryeministrit dhe sdi te beje me ndarjen midis Publikes dhe Privates.

    SHQIPETARE!
    Ketu nuk behet me fjale per socialist ose demokrat.
    25 Prilli eshte zgjedhje per te ardhmen dhe dinjitetin tone.
    Keta po na marrin dhe Fjalet e Mendimet personale me tender.
    Mos kontriboni ne instalimin e diktatures.
    Fatin tone e bejme ne.
    BOLL ME !!!

  3. Durresi eshte mrekulli, mos beni me investime se do behet bota xheloze dhe do bjere termet perseri. Te fala vangjo penisit, halla eshte pa qejf.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *