• |
ide | kryesore

Përballja e 25 Prillit/ Kujt i besuan Rama dhe Basha në betejat e qarqeve

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Zyrtarizohen emrat e drejtuesve politikë në 12 qarqe nga Partia Demokratike dhe ajo Socialiste. Demokratët bënë publik sot emrin e fundit në radhët e tyre. Do të jetë pikërisht Tritan Shehu i cili do të marrë në dorë drejtimin e fushatës elektorale në Gjirokastër. Përballë tij në kampin tjetër socialistët kanë vendosur Bledi Çuçin, aktualisht ministër i Brendshëm.

Kush janë drejtuesit në qarqet e tjera: Në Tiranë PD zyrtarizoi dje 8 drejtuesit në 16 degë. Ndërkohë që socialistët janë besuar drejtimin e fushatës Erion Veliajt, Elisa Spiropalit dhe Ervin Bushatit.

Fushata e PS në Durrës do të drejtohet nga Ardian Çela, ndërsa blutë kanë caktuar nënkryetarin Edi Paloka.

Krerët e grupeve parlamentare të dy partive Taulant Balla dhe Gazment Bardhi do të “përballen” në Elbasan, ndërkohë që në Korçë në krye të drejtimit të fushatës janë Niko Peleshi dhe Emond Spaho.

Drejtuesit e PS dhe PD në 12 qarqe:

Kukës- Safet Gjici (PS), Flamur Hoxha (PD)

Shkodër- Ilir Beqaj (PS), Helidon Bushati (PD)

Lezhë- Lindita Nikolla (PS), Mark Marku (PD)

Tiranë ndahet Bashkia, Erjon Veliaj Tirana Qark Elisa Spiropali / Kryetari Ervin Bushati (PS)

Tiranë (Grida Duma, Jorida Tabaku, Flamur Noka, Aldo Bumçi, Alfred Rushaj, Belind Këlliçi, Albana Vokshi dhe Agron Shehaj)

Durrës – Ardian Çela (PS), Edi Paloka (PD)

Dibër- Olta Xhaçka (PS), Xhelal Mziu (PD)

Elbasan- Taulant Balla (PS), Gazment Bardhi (PD)

Korçë- Niko Peleshi (PS), Edmond Spaho (PD)

Fier-Gramoz Ruçi (PS), Enkelejd Alibeaj (PD)

Vlorë-Damian Gjiknuri (PS), Bujar Leskaj (PD)

Gjirokastër- Bledi Çuçi (PS), Tritan Shehu (PD)

Berat – Bledi Klosi (PS), Tomorr Alizoti (PD)



2 Comments

  1. Logjika është e thjeshtë: Sali Berisha është koshient për rezultatin.
    Berisha e ka deklaruar me dhjetra herë: “Rama nuk rrëzohet me vota por me revolucion”
    Partia Demokratike po shkon nē zgjdhje me disa disavantazhe:
    – pa qeveri teknike
    – pa asnjë bashki demokrate
    – pa dorheqejn e Ramës
    – pa një Kod Elektoral favorizues
    – pa koalicion solid
    – pa struktura
    – pa bashkuar 7 partitë e reja që u krijuan nga kritikët brenda PD
    – pa mbështetje ndërkombëtare
    – pa votat e emigrantve
    – pa komisione elektorale të sigurta

    Për këto arsye Berisha po përgatit planin B:
    Shkarkimin e Lulzim Bashës në 26 Prill.
    S’ka faj, sepse do jenë 4 vite të vështira.
    Elektorati do zhgënjehet dhe konsumohet 12 vjet në opozitë.
    Meta nuk rizgjidhet dot President.
    Berisha vetë do mbush 80 vjeç.
    Basha duhet largohet se nuk i shkon më askush prapa.
    Në këto kushte duhet shtrëngoj rradhët, të largoj Bashēn si fajtor duke parandaluar çdo “rebelim” brenda rradhve dhe duke rizgjdhur brenda gardës tij: “Gjeneralin e ri të ushtrisë së vdekur”

    1. Në të njëjtën kohë Kongresi u ndal në karakterin thelië-sisht demokratik popullor të shtetit shqiptar të diktaturës sëproletariatit dhe në humanizmin e vërtetë socialist, që mishë-rohen në Kushtetutë në mënyrë të qartë e të plotë. «Diktatu-ra e proletariatit, — tha shoku Enver Hoxha në raport, —është e pandarë nga demokracia më e gjerë, më e thellë e mëe plotë për punonjësit»1.Kjo demokraci më e gjerë për punonjësit gjen shprehjennë nenin e Kushtetutës:gjithë pushteti shtetëror në Repu-blikën Popullore Socialiste të Shqipërisë buron nga popullipunonjës dhe i përket atij», si edhe në një varg nenesh të tjera.Demokracia socialiste u ka siguruar klasës punëtore, fsha-tarësisë kooperativiste dhe punonjësve të tjerë të ushtrojnëpushtetin si nëpërmjet organeve përfaqësuese, ashtu edhedrejtpërsëdrejti, të marrin pjesë efektivisht, në shkallë të gjerëe të organizuar në qeverisjen e vendit dhe të ushtrojnë kon-troll të drejtpërdrejtë mbi këdo e mbi gjithçka.Pushteti në RPSSH është një dhe i pandarë. Organetshtetërore përfaqësuese, Kuvendi Popullor e këshillat popu-llore, të zgjedhura drejtpërdrejt nga populli me votim të për-gjithshëm, të barabartë e të fshehtë, sipas Kushtetutës, janëtë vetmet që ushtrojnë sovranitetin e popullit. Të gjitha orga-net e tjera shtetërore zhvillojnë veprimtarinë e vet nën drej-timin dhe nën kontrollin e organeve përfaqësuese dhe japinllogari para këtyre. Ndërkaq, gjithë të zgjedhurit, por edhenëpunësit e emëruar të shtetit janë të detyruar të japin llo-gari sistematikisht para popullit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *