• |
ide | kryesore

Eliona Pitarka prezanton për herë të parë të dashurin

-Instant, Paparazzi, Slider



Eliona Pitarka është në pritje të ëmbël të fëmijës së saj të parë dhe këtë lajm të bukur na e ka treguar vetëm së fundmi. Në rrjete sociale, Eliona ka treguar se po pret një vajzë dhe në rrjete sociale s’na i ka kursyer më pozat me barkun e rrumbullakosur. Aktorja ka treguar se po kalon ditët më të bukura të jetës së saj teksa është në pritje të bebushit dhe po e shijon në maksimum shtatzëninë. Së fundmi, në një ‘mini-intervistë’ me ndjekësit e saj në Instagram, Eliona ka treguar gjithçka për shtatzëninë, martesën e partnerin misterioz. Eliona ka rrëfyer se është martuar dhe ka tashmë 3 vite e gjysmë me partnerin. Të dy e kanë pritur shumë të lumtur lajmin e shtatzënisë dhe të dy dëshironin të kishin vajzë. Bashkëshorti i saj nuk ka aspak lidhje me televizionin dhe bën një punë tjetër.
Megjithëse s’e kishim parë më herët, aktorja e bëri “zemrën gur” dhe publikoi foton e parë me partnerin, të cilin deri tani e kishte mbajtur të fshehtë nga mediat e publiku.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Eliona Pitarka (@elionapitarka)



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *