• |
ide | kryesore

Një tjetër mjek humb jetën nga koronavirusi, i shtruar prej dy javësh në spital

-Instant, Lajme, Të fundit



Një lajm i trishtë ka ardhur mbrëmjen e djeshme për banorët e qytetit të Beratit. Mjeku endokrinolog, Josif Dena, humbi jetën si pasojë e Covid-19. Ai ishte i shtruar në Spitalin “Shefqet Ndroqi” prej dy javësh, ndërsa ditët e fundit ishte intubuar. Shkak për intubimin u bë një përkeqësim i gjendjes së tij shëndetësore.

Dena ka punuar si endokrinolog në Spitalin Rajonal të Beratit, deri në daljen në pension disa muaj më parë. Mjeku që nuk e mposhti dot betejën me virusin vdekjeprurës u përcoll mesditën e sotme për në banesën e fundit në varrezat e Burdulliasit në qytetin e Beratit.

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *