• |
ide | kryesore

Rëndohet situata në Greqi, vendosen masa të rrepta pas rritjes së infektimeve

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Qeveria greke ka vendosur masa më të rrepta në tre rajone pas rritjeve të infektimeve këtë javë.

Zëvendësministri për Mbrojtjen Civile dhe menaxhimin e Krizave, Nikos Hardalias tha në një konferencë për shtyp se tre rajonet, Atika, Selaniku dhe gadishulli i Halkidhiqisë do të fillojë këtë fundjavë shtetrrethimin që në orën 18:00.

Masat e reja parashikojnë që shitësit me pakicë dhe shërbimet e kujdesit personal (parukeritë dhe sallonet e bukurisë) do të hapen nga e hëna në të premte nga ora 07:00 deri në 18:00.

Në fundjavë do të qëndrojnë të hapura vetëm farmacitë, supermarketët, furrat e bukës dhe karburantet nga ora 07:00 deri në 17:00.

Ndërkohë masa më të rrepta janë parashikuar për të gjithë rajonet dhe do të qëndrojnë në fuqi deri më 15 shkurt.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *