• |
ide | kryesore

Video/ Gol në debutim e kërcim në fushë: Sevilla zbulon Papu Dance

-Instant, Sport, Video



Më pak se një javë për t’i bërë fansat e tij të rinj të dashurohen pas tij dhe në Sevilje të gjithë tashmë po vallëzojnë Papu Dance. Pas një ore lojë kundër Almerias në Kupën e Mbretit, Alejandro Gomez ka bërë debutimin e tij edhe në La Liga (hyri në minutën e 57-të në vend të Ocampos) e gjysmë ore pas aktivizimit të tij në ndeshjen kundër Getafes dha menjëherë një demonstrim të klasit të tij, duke shpikur një të majtë të fuqishme nga jashtë zonës që përfundoi nën traversë.

Gëzimi i golit i mungonte Papu që nga 21 tetori i kaluar, 4-0 e Atalantas kundër Midtjylland në grupet e Ligës së Kampionëve, dhe ish-kapiteni zikaltër festoi me të gjithë shokët e tij të rinj në mënyrën e tij: duke kërcyer natyrisht.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *