• |
ide | kryesore

Real Madrid-Sevilla, arbitri u zëvendësua pas “anatemës” së hedhur nga Kroos. Plasin polemika në Liga

Sport, Video
Kroos



Praktikisht gjithçka ndodhi në ndeshjen e La Liga mes Real Madrid dhe Sevilla. Los Blancos e fituan ndeshjen falë magjisë së Modric, por ajo që shkaktoi diskutime ishte zëvendësimi i arbitrit në minutën e 63′. Pas kartonit të verdhë mes sharjeve të Kroos, ai i la vendin arbitrit të katërt, 30 minuta më pas. E në Spanjë plasën polemikat.

MALLKIMI I KROOS

E nisim nga minuta e 35′ kur Toni Kroos u ndëshkua me karton të verdhë nga arbitri Isidoro Diaz de Mera. Gjermani nuk e mori mirë ndëshkimin dhe i tha lloj-lloj gjërash, me ish-shokun e tij Sergio Ramos që e shtynte me forcë për të mos degjeneruar situatën. Gjysmë ore më vonë arbitri u detyrua të largohej nga fusha për shkak të një problemi me pulpën. Një dëmtim që mesfushori i Real e komentoi pas ndeshjes: “Isha i bindur që nuk do të më jepte karton të verdhë. Ishte një situatë si shumë të tjera që do ta kisha përballuar. Zoti sheh gjithçka… e arbitri u dëmtua në kavilje. Për fat të keq ai u dëmtua në kohën e gabuar, por arbitri i katërt në vend të tij ishte shumë më i mirë”.

@cristianoaviero6 I've never seen Toni Kroos this angry before 😮😮 #fyp #tonikroos #realmadrid #legend #sevilla #sergioramos ♬ suara asli – 𝘼𝙍𝙔𝘼 – 𝘼𝙍𝙔𝘼 ft 𝗔𝗣

POLEMIKAT NË LA LIGA

Është pikërisht zëvendësimi i Diaz De Mera me arbitrin e katërt Carlos Fernandez Buergo që ndezi polemikat në Spanjë. Në fakt, ky i fundit, i ardhur nga Seria C spanjolle, nuk është i autorizuar të gjykojë ndeshje me VAR, në bazë të nenit 189 të rregullores së Federatës Spanjolle të Futbollit. Por në të njëjtën kohë nuk është as i ndaluar. Goli i Modric erdhi në minutën e 81′, kur Buergo drejtonte ndeshjen.

E atëherë, çfarë duhet bërë? Tifozët andaluzianë kërkojnë të riluhet ndeshja por për momentin Sevilla nuk ka bërë asnjë kërkesë. Ndërkohë, Federata Spanjolle e Futbollit po ndërmerr hapa për të rregulluar atë zonë gri në rregullore.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *