• |
ide | kryesore

Fansat i kërkojnë Justin Timberlake ti kërkojë falje piblike Britney Spears

-Instant, Paparazzi, Slider


Dokumentari i New York Times, “Framing Britney” u publikua më 5 shkurt dhe pas kësaj Justin Timberlake po përballet me reagime të ashpra për trajtimin e tij ndaj Britney Spears në të shkuarën.
Megjithëse dokumentari kishte për qëllim të eksploronte lëvizjen #FreeBritney, fansat veçanërisht u futën në një pjesë të dokumentarit që rishqyrtoi marrëdhënien e saj me Justin, që zgjati nga viti 1998 në 2002-shin. Pas një prej ndarjeve më dramatike në historinë e pop-it, reputacioni i Spears mori një goditje të madhe.
Filmi diskuton se si Timberlake shtyu thashethemet që Spears e kishte tradhtuar atë – dhe përgjigjja e publikut ishte e ashpër.

Në dokumentar thuhet se Timberlake e krijoi videoklipin e tij “Cry Me a River” në mënyrë të tillë që t’ia hidhte fajin Spears. Për fansat është trishtuese të dëgjosh Timberlake, viktima e supozuar, duke u tallur rreth marrëdhënieve seksuale me Spears në një intervistë radiofonike pas ndarjes në radio të paraqitur në dokumentar. Prandaj njerëzit kërkojnë një ndjesë publike të Justin ndaj Britney-t.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *