• |
ide | kryesore

Ish bashkëshorti i Ariana Grande zyrtarizon lidhjen me aktoren

Paparazzi, Slider


Ish-bashkëshorti i Ariana Grande, Dalton Gomez, po e çon marrëdhënien e tij me Maika Monroe në një nivel tjetër.

Agjenti i  pasurive të paluajtshme dhe aktorja e “It Follows” e bënë zyrtare romancën e tyre në Instagram të dielën me disa postime në llogarinë e Monroe.

Në një foto, çifti ndau një puthje  teksa Monroe përqafonte Gomez. Imazhi tjetër shfaqte dyshen në një varkë ndërsa po shijonin një ditë në ujë.

Postimi  vjen tetë muaj pasi Gomez, u lidh për herë të parë në mënyrë romantike me aktoren.

Në tetor 2023, u shfaq një foto e dyshes duke dalë “para të gjithëve” në barin Jumbo’s Clown Room në Los Angeles. Në atë kohë, një dëshmitar okular i tha Deuxmoi se ata nuk ishin aspak të shqetësuar nga paparacët.

Dalton finalizoi divorcin e tij nga Ariana vitin e kaluar pas dy vitesh martesë. Artistja më pas nisi një lidhje dashurie me aktorin Ethan Slater. Dyshja u pa për herë të fundit së bashku në prill, teksa merrnin pjesë në një festë në Las Vegas pasi filmi i tyre i ardhshëm, “Wicked”, u prezantua në CinemaCon.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *