• |
ide | kryesore

Arrestohet polici, tentoi të fuste drogë në burgun e Fushë Krujës

Arkiva, Lajme, Të fundit



Ditën e sotme Drejtoria e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Sistemin e Burgjeve ka arrestuar në flagrancë i punonjësit të policisë në Burgun e Fushë Krujë.

Polici me iniciale B.M, është i datëlindjes 26.02.1993, lindur dhe banues në fshatin Luz Krujë.

Arrestimi i këtij punonjësi u bë pasi në datë 09.02.2021 rreth orës 07:30 gjatë kontrollit të ushtruar për të hyrë në regjimin e brendshëm këtij punonjësi iu gjetën e bllokuan një sasi prej 30.8 gramë lëndë narkotike Canabis Sattiva, lëndë narkotike të fshehur në trup.

“Kapja në flagrancë e këtij punonjësi u bë nga SH.K.B.B-ja në bashkëpunim me I.E.V.P-në Fushë Krujë. Kontrolli i imtësishëm i këtij punonjësi dhe kapja në flagrancë u bë pas indicieve dhe informacioneve që disponoheshin që më parë nga Drejtoria e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Sistemin e Burgjeve se ky punonjës policie merrej me aktivitet të kundraligjshëm si futja e lëndëve narkotike në regjimin e brendshëm të I.E.V.P – së Fushë Krujë. Njëkohësisht gjatë kapjes në flagrancë të këtij punonjësi policie në bashkëpunim me Policisë Vendore Fushë Krujë u ushtrua kontroll në banesën e këtij punonjësi ku në banesen e tij në fshatin Luz të Krujës u gjetën dhe u sekuestruan edhe një sasi tjetër prej 17. 92 gramë lëndë narkotike Canabis Sativa.” – njofton policia.

Nga ana e SHKBB-së po vazhdon kryerja e veprimeve hetimore për përfshirjen e personave të tjerë të implikuar në këtë ngjarje.



2 Comments

  1. Polic kari, tashti te ri rrugeve se humbi punen,qe ushqehesh, humbi pensionin qe mblidhte, shto varferin ne shpi, edhe sher kur vin fundi, nje gje se kuptoj kaq mendjelehte jemi ne shqiptaretqe per 5-lek hedhim te ardhemen tone poshte?

  2. Agron mire e ke ti por kur kete pune e benin dhe minstrat Tahiri, Xhafa etj pse nje polic i thjesht jo?!
    Sic duket denohen vetem keto qe punojne me sasi te vogla, ndersa ministrat qe punojme me ngarkesa/makina vazhdojne te lepihen cdo nate nepers studiot televizive duke na treguar se sa shume jane lodhur per popullin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *