• |
ide | kryesore

Makinën me 77 pako kanabis, arrestohen dy trafikantët në Durrës

-Instant, Lajme, Të fundit



Dy persona janë arrestuar nga policia e Durrësit për shkak se akuzohen për trafikim droge. Nga policia mësohet se të arrestuarit janë Endrit  Bakiu dhe Dadion Cami. Forca e policisë Durrës kanë ndaluar në vendin e quajtur “Mbikalimi i Plepave”, mjetin tip “Porsche”, me drejtues  Endrit  Bakiu. Gjatë kontrollit në bagazhin e këtij mjeti u konstatuan 77 pako me lëndë narkotike të dyshuar marijuanë në formë çokollate, me peshë 30.640 kg.

Në momentin e kapjes në flagrancë të shtetasit Endrit  Bakiu shërbimet kanë ndjekur dhe kanë ndaluar mjetin tip “Audi”, me drejtues shtetasin Fadion Cami., i cili gjatë hetimeve ka rezultuar se ka bashkëpunuar me shtetasin Endrit Bakiu., duke e informuar atë për prezencën e shërbimeve të Policisë në rrugë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *