• |
ide | kryesore

Bllokimi në aksin rrugor Milot-Balldren/ Prokuroria nis hetimet ndaj firmës kontraktore “Geci”

-Instant, Lajme, Të fundit



Firma kontraktore që mirëmban superstradën Milot-Balldren është vënë nën hetim nga prokuroria e Lezhës pas problemeve që kjo rrugë pati gjatë fundjavës së shkuar me bllokimin për shkak të motit të keq. Shkak për problematikën u bënë reshjet e mëdha të borës të shoqëruara nga ngrica. Policia Lezhë ka akuzuar firmën kontraktore për “Shpërdorim detyre”, duke pretenduar se gjendja e djeshme e rrugës erdhi si pasojë e keqmenaxhimit të fondeve dhe se kompania nuk ka marrë asnjë masë për mirëmbajtjen e rrugës.

Prokuroria e Lezhës duhet tanimë të mirëmbajë dokumentacionin dhe të kontrollojë nëse realisht ka patur një shkelje nga ana e kompanisë. Ditën e sotme prokuroria ka marrë në pyetje inxhinierët e firmës. Megjithatë firma thotë se nuk e ka pjesë të kontratës atë pjesë të rrugës, pasi ajo është një zonë fushore.



4 Comments

  1. Po pse???
    A nuk tha Udheheqja se shteti ishte me kembe???
    O ‘me kembe’, o ‘ne gjiq’!
    Te dija nuk qendrojne……

  2. PALLOSHI DHE KARAPUTANA BELINDA THANE SE NUK PATI BLLOKIM . PSE PO HETOJNE?
    VEND DEGJENERAT QE DREJTOHET NGA HORRA , PISA DHE DALLKAUK . GJITHSESI EDHE TE KAPEN NE FLAGRANCE KETO KURVA PO TE PAFAJSHME DALIN . RROFTE DREJTESIA JONE SI DRAPER

  3. Si shpjegohet qe cdo eshte bordell ketu ????
    20 here jane kane ndryshu ne mes te gares procedurat e tenderit te Llogarase !!!??
    Dhe per cfare, qe t, ja japin nje kompanie qe ngelen tu ju shemb tunelet.
    Nuk paska nje kompani nderkombetare qe ta ndertoj dhe ku shqiptaret te kalojne pa rrezik mbi koke ??

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *