• |
ide | kryesore

Korrupsioni/ Pas drejtorit, përfundon në gjykatë edhe nën/drejtori i Kadastrës Berat

Arkiva, Lajme, Të fundit



Një tjetër funksionar publik është në ndjekje penale nga Prokuroria e Beratit, e cila, pas hetimeve të kryera, e ka përcjellë tashmë dosjen në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Berat për gjykim. Bëhet fjalë për nën/drejtorin e Agjensisë Shtetërore të Kadastrës Berat, Thanas Kaçe.

Ky shtetas është marrë i pandehur nga Prokuroria e Beratit së bashku me ish/drejtorin e ASHK-së Ervin Nelaj, i arrestuar disa javë më parë nga SPAK për “shpërdorim detyre Thanas Kaçe dhe Ervin Nelaj (i arrestuar nga SPAK për një tjetër çështje penale), janë marrë të pandehur nga Prokuroria e Beratit për veprën penale “shpërdorim detyre”, të parashikuar nga Neni 248 i Kodit Penal.

Burime zyrtare nga Prokuroria e Beratit bëjnë me dije, të dy shtetasit e sipërpërmendur, në vitin 2019, në detyrën e specialistit pranë ALUIZNIT Berat, kanë lejuar në kundërshtim me ligjin legalizimin e një objekti në lagjen “30 Vjetori”, për të cilin kishte konflikt pronësi ndërmjet dy shtetasve që pretendonin se ishin pronarë të tij dhe që ishin edhe në proçes gjyqësor civil me njëri-tjetrin.

Burimet zyrtare të Prokurorisë së Beratit bëjnë me dije se, dosja penale me numër 176, në ngarkim të dy shtetasve tê sipërpërmendur është dërguar për gjykim në muajin Tetor 2020 dhe është duke u gjykuar pranë kësaj Gjykate.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *