• |
ide | kryesore

Durrës/ Shpërthen bombula e gazit brenda banesës, lëndohen dy persona

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Policia njofton se një bombul gazi ka shpërthyer në një banesë në Durrës.

Sipas njoftimit, për pasojë janë plagosur dy persona.

Detaje nga policia 

Më datë 19.02.2021, në orën 08:35, në urgjencën e spitalit rajonal Durrës janë paraqitur për të marrë mjekim shtetasit S. S. dhe R. S, banues në Arapaj, Durrës, të cilët kanë mbetur të lënduar si pasojë e shpërthimit të bombulës së gazit në banesë.

Shtetasit S. S. dhe R. S. ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *