• |
ide | kryesore

Basha: 20 shkurti është festa jonë e çlirimit shpirtëror nga damka e turpshme e diktaturës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Nga Lulzim Basha

30 vjet më parë, shqiptarët rrëzuan shtatoren e diktatorit më të pashpirt që ka parë historia jonë, në një akt sublim çlirimi nga idhujtaria e diktaturës.

20 shkurti i vitit 1991 ishte kremtim i shpresës së re dhe ndryshimit që po lindte pas gjysmë shekulli tiranie. Ishte klithma e shqiptarëve të lirë në shpirt që kumboi pa pushim në thirrjet “E duam Shqipërinë si gjithë Europa!”

Për fat të keq, në Shqipërinë tonë edhe 30 vite pas rrëzimit të bustit të diktatorit, simbolet e komunizmit dhe krimeve të atij regjimi janë rikthyer në rrugët dhe sheshet tona, për të trembur përpjekjen tonë tridekadëshe për ta bërë Shqipërinë si gjithë Europa.

Jo vetëm nostalgjikët e viteve të mbrapshta e të zymta të diktaturës, por edhe të tjerë që për të mbajtur me çdo kusht pushtetin imitojnë diktatorin, janë sot kërcënimi më i madh për demokracinë dhe lirinë tonë.

Ne do ta ndalim këtë vërshim ogurzi duke e rikthyer Shqipërinë në rrugën e saj europiane. Shqipëria ka nevojë për ekonomi më të fortë, për shëndetësi dhe kujdes më të madh për gjithë qytetarët, por historia jonë e afërt na ka mësuar se asnjëra nga këto nuk mund të arrihet pa garantuar mbi të gjitha lirinë dhe demokracinë për t’u sjellë si një vend europian.

Unë ju garantoj se me vullnetin tim, angazhimin dhe mësimin edhe nga gabimet e së shkuarës do të përpiqem fort që as edhe hijet më të largëta të asaj kohë famëkeqe të mos jenë prezente në ditët tona.

20 shkurti është festa jonë e çlirimit shpirtëror nga damka e turpshme e diktaturës! Le të jetë edhe dita e besëlidhjes për të mos e lejuar kurrë më rikthimin e hijeve të saj mes nesh!



6 Comments

  1. Nuk je cliruar akoma – prej te pakten 8 vjetesh te qeveris busti i misheruar ne njeri i i Edvin Kristaq Rames!

    1. O Muti i Kristaqit,
      me shprehjen apo metaforen; “….hijet me te largeta te asaj kohe….”, qe perdor Lulka mos e valle fjalen qe pikerisht ne kohen kur protestuesit po perpiqeshin te rrezonin shtatoren e Enverit, dr.Saliu si hije brenda ne nje makine FIAT te ministrise sillej verdalle shehit Skenderbej!!!!?
      Mendoj si nje kapacitet i kalibrit te Nices qe je do na japesh nje shpjegim filozofik.

      ps. Jashte filozofise, po shave c’fare te mban pragu i shtepise.

  2. Precedenti i shkurtit 2019 eshte nder me negativet per demokracine shqiptare, sepse ai shenoi rastin e pare kur nje opozite doli ne menyre te organizuar nga sistemi, per te marre ne dore shishen e benzines. Eshte rasti te pyetet sot Lulzim Basha e Monika Kryemadhi, te cilet ende e justifikojne ate qe kane bere, nese do te sillen serish si dy vjet me pare. Per shembull, a do te pranojne rezultatin e zgjedhjeve te 25 prillit nese humbasin?!Lulzimja eshte edhe njeri qe terhoqi kavon dhe Ai busti u rrezua,po salihu ju ishte ato dite,ta them une ne fiatin 131 me pardesy te bardhe o shpellkari u myte

  3. Boll lujtet me kete karte se u be bajat. Dhe Iraku rrezoi Sadamin apo Libia Ghadafin po nuk kemi degju qe cdo vit te festohet nje prishje busti. Diktaturat nuk largohen me llafe por me vepra

  4. Shko qiu shkerdhat. Jar kapterin qe donte me e vu bustin mbrapsht e bote president dhe e ke ne kupole te partise.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *