• |
ide | kryesore

Kërcënoi me armën e zjarrit që mbante pa leje dy vëllezërit, arrestohet 37-vjeçari në Vlorë

Arkiva, Lajme, Të fundit



Një shtetas me banim në Vlorë u arrestua nga policia pasi kanosi me armë dy vëllezër në Orikum pas një konflikti për motive të dobëta. Sipas policisë, shtetasi me iniciale K.A. kërcënoi dy vëllezërit nga Orikumi me iniciale A.B. 54 vjeç dhe B.B. 46 vjeç.
Policia e Vlorës njofton dhe arrestimin e 4 qytetarëve të tjerë, për vepra të ndryshme penale, që përfshijnë moskallëzimin e krimit, trafikimin e lëndëve narkotike etj.

Njoftimi i plotë i policisë:
Arrestohen në flagrancë 5 shtetas dhe procedohet në gjendje të lirë një tjetër, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Orikum bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: G. B., 44 vjeç, për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës” dhe E. B., 44 vjeç, për veprën penale ”Moskallëzimi i krimit”, (vëllezër), banues në Vlorë, si dhe shpallën në kërkim për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Kanosja”, shtetasin K. A., 37 vjeç, banues në Vlorë, pasi në datën 19.02.2021, në Orikum, pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi K. A, ka kanosur me armë zjarri 2 vëllezër, shtetasit A. B., 54 vjeç dhe B. B., 46 vjeç, banues në Orikum.

Në vijim të veprimeve u procedua në gjendje të lirë dhe shtetasi tjetër i përfshirë në konflikt, A. B., për veprën penale ”Moskallëzimi i krimit”.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një armë zjarri pistoletë dhe një sasi municioni luftarak.

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve arrestuan në flagrancë shtetasin M. Sh., 26 vjeç, banues në Tragjas, pasi në lagjen “Hajro Çakërri”, gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në banesën e tij, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike të dyshuar cannabis sativa.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit:

V. D., 41 vjeç, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë, në lagjen “Kushtrimi”, Vlorë, duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur;

S. R., 21 vjeç, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë, në lagjen “29 Nëntori”, duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse.

Materialet iu dërguan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *